Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të hënën Rinor Grajqevci, kryetarin e grupit të njohur si “Plisat”, me burgim të shkurtër për shkak të veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Aktgjykimin e shpalli gjyqtari Sabit Sadikaj, duke i vënë fund një procesi gjyqësor që filloi në vitin 2020. Sipas […]

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shpallur vendimin për sasinë e materialit zgjedhor që do të përdoret në procesin votues për zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025. Sipas dokumentit të miratuar, do të shtypen 1,800,410 fletëvotime për zgjedhjet për Kryetar Komune dhe të njëjti numër për Kuvendet Komunale. Kjo shifër përfshin të gjitha format […]

Mbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka shkaktuar shqetësim të rëndësishëm për klubin italian pas një lëndimi të marrë në ndeshjen Zvicër–Kosovë. Lojtari pësoi një problem muskulor që pritet ta mbajë larg fushave për një periudhë të gjatë. Siç raporton ‘Sport Mediaset’, pas testeve të zhvilluara në vendin e tij […]

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik 2025 në hotelet e vendit kanë qëndruar gjithsej 77 mijë e 481 vizitorë, nga të cilët 34.4% ishin vendorë dhe 65.6% të huaj. Krahasuar me korrikun e vitit 2024, kur numri i vizitorëve ishte 57 mijë e 447, është shënuar një […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i përcjellë nesër (9 shtator) Gjykatës Kushtetuese komentet e saj në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit, një proces që tashmë ka hyrë në zvarritje. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, i cili megjithatë nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e komenteve. Ai […]

Qytetarët e Kosovës po hasin gjithnjë e më shumë në para të falsifikuara, dhe 200 euroshi duket se është bërë VIP i padukshëm i tregut. Sipas Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, vetëm nga janari deri në gusht janë kapur 556 kopje të tij, ndërsa monedhat 2-euroshe arrijnë të “infektojnë” mbi 26 mijë copë. Eksperti i […]

Në Whittier, një qytet i vogël në Alaskë, pothuajse e gjithë popullsia – rreth 270 banorë – jeton brenda Kullave Begich, një ndërtesë 14-katëshe që është bërë shtëpia e vetme e komunitetit. Kjo strukturë unike u ndërtua nga ushtria në vitet 1950 dhe që atëherë ka shërbyer si zemra e jetës sociale dhe ekonomike të […]

Një eksperiment i realizuar nga kompania kaliforniane REMspace ka arritur një arritje të jashtëzakonshme në fushën e shkencës së gjumit. Për herë të parë, dy individë kanë shkëmbyer mesazhe të thjeshta ndërsa ndodheshin në gjendje të ëndrrës lucid, duke përdorur valët e trurit. Gjatë eksperimentit, pjesëmarrësit u lidhën me pajisje speciale që monitoronin aktivitetin e […]

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, gjë që do të shkaktojë ndërprerje të rrymës në disa rajone të vendit. Sipas njoftimit, ndërprerje do të ketë në disa zona të Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, ndërsa në Gjilan, […]

Instituti GAP ka publikuar raportin për nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore për mandatin 2021-2025 që kanë dhanë kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale. Në bazë të raportit të tyre, kryetarët kanë dhënë 1815 premtime zgjedhore në fushatën elektorale, ndërkaq kanë zbatuar vetëm 918 sosh. Prej gjithsej 1,815 premtime që kanë dhënë 27 […]

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFTP) ka bërë të ditur se më 12 shtator 2025 do të mbahet ankandi i dhjetë për këtë vit, ku do të emetohen Obligacione Shtetërore me maturitet 5-vjeçar, në shumën prej 20 milionë euro. Sipas njoftimit, investimi në këto obligacione konsiderohet investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për […]

Sot, më 8 shtator, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, një ditë e dedikuar për të theksuar rëndësinë që ka leximi dhe shkrimi në zhvillimin e individëve, komuniteteve dhe shoqërive në mbarë botën. Kjo ditë, e shpallur nga UNESCO në vitin 1966, ka origjinën nga Konferenca Botërore e Ministrave të Arsimit e mbajtur në Teheran në […]

Shkalla e analfabetizmit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Në vitin 2011, rreth 50 mijë persona mbi moshën 10 vjeç nuk dinin shkrim e lexim. Ky numër ka zbritur në 31 mijë persona në vitin 2024, duke treguar një përmirësim […]

Apple është gati të zbulojë gjeneratën e re të telefonave më 9 shtator, në ngjarjen e saj më të madhe të vitit. Përveç iPhone-ëve të rinj, pritet të prezantohen edhe orë inteligjente, kufje dhe ndoshta surpriza të tjera. Pajisja kryesore e prezantimit do të jetë iPhone 17, i cili do të vijë në versionet standarde, […]

Dua Lipa ka sjellë një surprizë të paharrueshme për fansat e saj gjatë turneut botëror “Radical Optimism” në SHBA. Të premten, artistja me prejardhje nga Kosova dhe një nga yjet më të mëdha të muzikës pop, ndezi skenën e United Center në Çikago me një koncert dy-netësh, duke interpretuar 22 këngë nga repertori i saj, […]

Mbledhja e djeshme e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku Albin Kurti u votua unanimisht si kandidat për kryeministër të ardhshëm, solli në vëmendje një detaj që nuk kaloi pa u vërejtur: “harresa” e nënkryetarit të LVV-së, Glauk Konjufca, për ta përmendur kryetarin aktual të Kuvendit, Dimal Basha. Basha, i cili mori pjesë në […]

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sonte në fushë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” do të sfidojë Suedinë. Dardanët e Franco Fodës vijnë në këtë ndeshje pas disfatës së rëndë ndaj Zvicrës (4-0), por atmosfera brenda ekipit mbetet pozitive dhe me besim për një paraqitje më ndryshe para […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili të shtunën u mandata unanimisht nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, në fjalimin e tij ka paralajmëruar investime të mëdha në fushën e sigurisë. Ai tha se gjatë katër viteve të ardhshme qeveria e re do të ndajë mbi 1 miliard […]

Maratona njëjavëshe e Festivalit të Teatrove në Ferizaj me shfaqje, diskutime e koncerte është kurorëzuar me ndarjen e çmimeve, të dielën mbrëma. “Djali” me tekst të Florian Zeller, nën regji të Erson Zymberit dhe me producent Erson Zymberi, është shpallur shfaqja më e mirë e edicionit të 55-të. Por për të nuk ka mjaftuar vetëm […]

Lejleku, filmi artistik me metrazh të gjatë i regjisorit të njohur Isë Qosja, përballet me probleme gjatë festivalit “Dzada Fest” në Podgoricë, Mali i Zi, sipas KultPlus. Ndërprerja e prezentimit pas një incidenti të shkaktuar nga disa të rinj që refuzuan shfaqjen e një filmi në gjuhën shqipe ka tërhequr edhe reagimin e policisë. Regjisori […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!