Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Italia ka regjistruar 2,052 raste të reja me Covid-19 brenda një jave, që paraqet një rritje prej 47% krahasuar me javën e kaluar. Ky është numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i vitit 2025, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 8 viktima, ndërsa një javë më parë ishin 10. […]

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest sjell këtë vit një kategori të veçantë me metrazh të gjatë nga Ballkani, me 6 filma që rrëfejnë histori të thella për lirinë, identitetin dhe dashurinë. Programi do të ofrojë një kombinim të premierave botërore, rajonale dhe vendore, duke sjellë energjinë e kinemasë […]

Dardanët janë gati për ndeshjet e para në rrugën drejt EuroBasket 2029! Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me Shqipërinë dhe Sllovakinë në Rrethin e Parë Parakualifikues. Kjo është vetëm faza e parë e një procesi me tre rrethe, që do të përcaktojë se kush arrin të debutojë në turneun europian. Me Shqipërinë, Kosova ka […]

Apple pritet të zbulojë sot modelet e reja të iPhone, Apple Watch dhe AirPods në ngjarjen e saj vjetore në Cupertino, Kaliforni. Ngjarja fillon në ora 10:00 të mëngjesit me kohën lokale të Kalifornisë (PDT), që i bie ora 19:00 në Kosovë. Ky event vjen në një kohë sfiduese për Apple, pas vështirësive në shitje […]

Edicioni i tretë i Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit të Kosovës po afrohet, dhe emocionet fillojnë të ndihen në ajër. Pas një përzgjedhjeje të kujdesshme mes 44 aplikuesve, komisioni ka zgjedhur 20 këngë që do të ngjiten në skenën e magjishme të festivalit gjatë tri netëve të ardhshme, më 6, 7 dhe 8 nëntor. Këto […]

Një qytetar nga Shtimja bëri një veprim që i dha shumë respekt. S. Brahimi gjeti një portofol në fshatin Belincë dhe pa hezituar e dorëzoi menjëherë në stacionin policor të Shtimes. Në portofol ishin dokumentet personale dhe një shumë e madhe parash: rreth 2500 euro, por edhe dollarë, franga e paund. Policia kontaktoi pronarin nga […]

Në Yorkshire, Angli, një grup shokësh kanë dëshmuar se koha nuk është pengesë për miqësinë. Që prej vitit 1968, ata kanë mbajtur një zotim të thjeshtë: çdo të enjte mbrëma, të takohen për një birrë në të njëjtin pub. Më shumë se pesë dekada më vonë, tradita vazhdon në të njëjtin tavolinë, në të njëjtin […]

Një violinë e rrallë, dikur në duart e Albert Ajnshtajnit, pritet të dalë në ankand në Mbretërinë e Bashkuar me çmim fillestar 300 mijë paund. E blerë në Mynih në fund të shekullit XIX, ajo e shoqëroi gjeniun si adoleshent dhe si studiues, në kohën kur lindnin idetë e teorisë së relativitetit. Instrumenti mbeti i […]

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan ka njoftuar se nesër, më 10 shtator 2025, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të ujit të pijshëm. Preken qyteti i Gjilanit dhe fshatrat përreth, për shkak të punimeve në FPU Përlepnicë. Ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 16:00. Kompania kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe siguron […]

Përfaqësuesja e Kosovës U21 zbret sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese drejt Euro 2027. Dardanët e rinj do të sfidojnë Spanjën U21, një nga kombëtaret më të forta të kontinentit. Takimi nis në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosova hyn në këtë përballje me një pikë të fituar pas barazimit […]

Në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për rregullimin e parkingjeve në Kryeqytet. Qytetarët njoftohen se përdorimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet ekskluzivisht me pagesë, sipas tarifave zyrtare. Çdo parkim pa pagesë do të konsiderohet shkelje dhe do të […]

Kosova përfiton 1 milion euro nga Luksemburgu për të mbështetur biznese mikro, të vogla dhe të mesme në energji të pastër. Ky grant është pjesë e Skemës së Granteve për Energji të Pastër dhe synon të ndihmojë kompanitë të investojnë në energji solare, të përmirësojnë efiçiencën e energjisë dhe të reduktojnë humbjet gjatë prodhimit. Marrëveshja […]

Në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, shfaqja “God Bless America” e autorit dhe regjisorit Fatos Berisha bëri namin duke marrë disa nga çmimet kryesore të mbrëmjes. Aurita Agushi u shpall me rolin episodik më të mirë, Kushtrim Qerimi mori çmimin si aktori më i mirë në rol dytësor, ndërsa çmimi i madh “Ismail Rama” për […]

Festivali ndërkombëtar i talenteve të rinj “Rising Stars” kthehet për edicionin e tij të 8-të, duke sjellë në Kosovë artistë nga vendi, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. Ngjarja do të zhvillohet më 26 dhe 27 shtator, duke ofruar dy netë të mbushura me muzikë, emocione dhe shfaqje artistike për të gjithë publikun. Dy […]

Nga 9 deri më 14 shtator, kryeqyteti i Kosovës do të mirëpresë edicionin e 17-të të PriFest – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend. Festivali hapet të martën, më 9 shtator, në Kino Armata, me premierën botërore të filmit “Bear Hug” nga regjisori Ilirjan Himaj. Nga […]

Ish-deputeti dhe diplomati kosovar, Gjergj Dedaj, ka lëshuar kritika të forta ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se po përpiqet të “rishkruajë historinë e Kosovës” dhe të ndërtojë një koncept të rrezikshëm politik, të cilin ai e quan “Republika e Tretë”. Dedaj theksoi se Kurti nuk ka qenë pjesë e proceseve kyçe të shtetndërtimit […]

Në kuadër të dinamikës kulturore që po përjeton Kosova, qyteti i Suharekës po pret me entuziazëm edicionin e gjashtë të Festivalit të Teatrove, i cili do të zhvillohet nga data 8 deri më 12 shtator 2025 në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”. Ky eveniment, i cili nisi sonte në orën 19:00, sjell në skenë disa nga […]

Një fotografi e fuqishme që kap një moment jashtëzakonisht human gjatë zjarrëve shkatërrues në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025. Fotografia, e realizuar nga fotoreporteri i Reuters Thanassis Stavrakis, tregon një burrë shqiptar duke shpëtuar një dele nga flakët në rajonin e Patrës, duke e mbajtur […]

Kryeqyteti ka përuruar objektin e ri të shkollës së mesme të lartë profesionale “7 Shtatori”, e cila ofron profile në fushat e tregtisë, hotelerisë dhe turizmit. Ky projekt është realizuar përmes bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Zhvillim (LuxDev), duke u konsideruar një hap i rëndësishëm në avancimin e […]

Sarah Dzafce, 22-vjeçarja me origjinë shqiptare nga Kosova, u shpall fituese e “Miss Finlanda 2025” në një ceremonitë e mbajtur në Espoo më 6 shtator 2025. Ajo do të përfaqësojë Finlandën në “Miss Universe 2025” në Nëntor në Tajlandë . Fitorea e saj ka nxitur njëkohësisht krenari ndër shqiptarët dhe debat në lidhje me identitetin […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!