
Programi
ZGJU
Me Genta dhe Genti
E hënë–E premte07:00–10:00
Lajme, satirë, muzikë, biseda. Rubrika autentike, lojëra, kuize me dhurata.
Transmetim i drejtpërdrejtë nga studiot e Geg FM Radio në qendër të Gjilanit.
Po ngarkohet…

Programi
Me Genta dhe Genti
E hënë–E premte07:00–10:00
Lajme, satirë, muzikë, biseda. Rubrika autentike, lojëra, kuize me dhurata.
Orari i sotëm i programeve të Geg FM Radio emisioni në frekuencë tani është i theksuar.
Me Gentën dhe Gentin
Çdo mëngjes, Genta dhe Genti, dy personazhet e “ZGJU”, hapin mikrofonat mes lajmeve të para të ditës, tregimeve të vogla të përditshmërisë, satirës, muzikës dhe bisedave që lindin krejt natyrshëm. Një mëngjes pa skenar të ngurtë, ku ka vend për informacion, reflektim, për gjëra të rëndësishme e të parëndësishme, për humor e diskutim, e ku secili e gjen pak veten. Përmes rubrikave autentike, lojërave dhe kuizeve origjinale që sjellin edhe dhurata speciale, “ZGJU” krijon hapësirë për komunikim dhe interaktivitet të vazhdueshëm me audiencën. “ZGJU” transmetohet drejtpërdrejt në frekuencën 97.9 FM në Gjilan dhe rajon, në gegfm.com dhe në aplikacionin Geg FM për telefonat mobilë. Emisioni vjen gjithashtu me pamje LIVE nga studio në kanalin Geg FM në YouTube, ndërsa episodet mund të dëgjohen në çdo kohë në Spotify.
Geg FM Radio është një radio lokale që transmeton program të plotë që nga 7 tetori 2024. Programi dëgjohet në frekuencën 97.9 FM në Gjilan dhe rajon, online në gegfm.com, si dhe përmes aplikacionit Geg FM Radio për telefona mobilë.
Përmbajtja e radios ndërtohet rreth muzikës, informacionit dhe argëtimit. Në program gjejnë vend muzika gold, muzika shqipe dhe këngë të përzgjedhura nga zhanre të ndryshme, të shoqëruara me emisione autoriale dhe rubrika origjinale të përditshme.
Programet e Geg FM Radio janë konceptuar për të sjellë informacion, vështrime mbi aktualitetin, tema të përditshmërisë, humor, satirë dhe biseda të afërta me dëgjuesit. Stili i komunikimit është i drejtpërdrejtë, i thjeshtë dhe lehtësisht i kuptueshëm, me fokus te temat që prekin jetën e përditshme të komunitetit.
Përveç transmetimit radiofonik, Geg FM Radio zhvillon përmbajtje edhe në platformat digjitale, duke mundësuar që programi të ndiqet dhe dëgjohet kudo.
Përmbajtjet e radios, emisionet dhe transmetimet LIVE mund t'i gjeni edhe në kanalet zyrtare të Geg FM Radio në YouTube dhe Spotify.
97.9 FM
Geg FM Radio është me ju 24/7 në frekuencën 97.9 FM, duke mbuluar Gjilanin dhe rajonin e Gjilanit.
Programet
Geg FM Radio transmeton me një skemë të plotë programore, muzikë të përzgjedhur dhe përmbajtje të larmishme për të gjitha grupmoshat. Çdo ditë sjell programe si “ZGJU”, si dhe rubrika të përditshme si “Geg Shorts”, “Për Paaak…” dhe “Feel the ’60s, ’70s, ’80s & ’90s”. Në fundjavë, dëgjuesit mund të ndjekin programet që transmetohen çdo të shtunë në kuadër të maratonës radiofonike, si “Me Syza t’Dillit”, “What’s Poppin’”, “Hon e Don”, “Anë e Mbanë”, “Paranata” dhe “Nocturne”.
Online
Dëgjo live në gegfm.com ose në aplikacionin Geg FM Radio. Episodet e plota në Spotify. ZGJU transmetohet LIVE edhe në YouTube nga studio.
Afër teje
Rubrika autentike, lojëra dhe kuize me dhurata. Bisedat marrin formë me dëgjuesit, jo për ta.
Përtej frekuencës 97.9 FM, Geg FM Radio dëgjohet kudo në botë përmes gegfm.com dhe aplikacionit Geg FM Radio për telefona mobilë. Përveç transmetimit LIVE, emisionet, podkastet dhe përmbajtjet e radios mund t’i gjeni edhe në kanalet zyrtare të Geg FM Radio në YouTube dhe Spotify.
Harta e mbulimit
Geg FM Radio transmeton 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në frekuencën 97.9 FM në Gjilan dhe rajonin e Gjilanit. Përveç transmetimit tokësor, radioja mund të dëgjohet kudo edhe online përmes faqes zyrtare gegfm.com dhe aplikacionit për telefona të mençur.
Kosovë
Tjetër
Episodet e reja të programeve, intervista dhe podkaste, artikujt më të lexuar të javës dhe përmbajtje ekskluzive nga Geg FM Radio, direkt në emailin tuaj.
Mund të ç'regjistrohesh në çdo kohë.