GEG.FM
Po lidhet…

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë – PriFest sjell këtë vit një kategori të veçantë me metrazh të gjatë nga Ballkani, me 6 filma që rrëfejnë histori të thella për lirinë, identitetin dhe dashurinë.
Programi do të ofrojë një kombinim të premierave botërore, rajonale dhe vendore, duke sjellë energjinë e kinemasë ballkanike para publikut kosovar.
Në kategorinë kryesore garojnë:
“Ngryk” – Ilirjan Himaj (Kosovë & Shqipëri)
“Emily” – Ajola Daja (Shqipëri)
“The Pavilion” – Dino Mustafiq (Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni e Veriut, Serbi & Mali i Zi)
“Eternity Package” – Magdelena Ilieva (Bullgari & Itali)
“Burri i shtëpisë” – Andamion Murataj (Shqipëri, Itali, Austri, Kroaci, Kosovë & Maqedoni e Veriut)
“Cycle” – Erkan Tahhuşoğlu (Turqi & Kosovë)
Ashtu si vitet e kaluara, festivali mbahet në Kino Armata. Ceremonia e hapjes zhvillohet sot nga ora 19:00, ndërsa festivali do të zgjasë deri më 14 shtator.
Redaksia Geg FM Radio9 shtator 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]