GEG.FM
Po lidhet…

Italia ka regjistruar 2,052 raste të reja me Covid-19 brenda një jave, që paraqet një rritje prej 47% krahasuar me javën e kaluar. Ky është numri më i lartë i infektimeve që nga fillimi i vitit 2025, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 8 viktima, ndërsa një javë më parë ishin 10. Po ashtu, është rritur ndjeshëm numri i testimeve, duke kaluar në 27,891, krahasuar me 17,942 sa ishin më herët.
Rajonet më të prekura rezultojnë të jenë:
Lombardia me 532 raste,
Kampania me 319 raste,
Emilia-Romagna me 224 raste.
Ekspertët thonë se shtimi i rasteve lidhet me qarkullimin e variantit të ri Stratus. Megjithatë, situata në spitale mbetet e menaxhueshme:
Shtrimet në repartet e zakonshme janë rritur në 1.2% (760 pacientë),
Kujdesi intensiv ka mbetur i qëndrueshëm në 0.3% (27 pacientë).
Më të prekura janë grupmoshat mbi 80 vjeç, ndërsa shkalla e riinfektimit ka arritur në 43%. Mosha mesatare e të infektuarve është 62 vjeç.
Aktualisht, në Itali po qarkullojnë disa nënvariante të Covid-it, me XFG si më dominuesin, ndërsa JN.1 mbetet nën vëzhgim.
Redaksia Geg FM Radio9 shtator 2025


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]