GEG.FM
Po lidhet…

Ish-deputeti dhe diplomati kosovar, Gjergj Dedaj, ka lëshuar kritika të forta ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se po përpiqet të “rishkruajë historinë e Kosovës” dhe të ndërtojë një koncept të rrezikshëm politik, të cilin ai e quan “Republika e Tretë”.
Dedaj theksoi se Kurti nuk ka qenë pjesë e proceseve kyçe të shtetndërtimit të Kosovës, si Konferenca e Rambujesë, Plani i Ahtisarit dhe shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, gjë që sipas tij ka lënë pasoja të thella në perceptimin dhe veprimet e tij politike.
“Albin Kurti vuan shpirtërisht dhe moralisht nga fakti që nuk ka qenë pjesëmarrës në momentet më të rëndësishme historike të Kosovës. Ai nuk ishte pjesë e para-luftës, e luftës heroike të UÇK-së, as e Rambujesë, as e planit të Ahtisarit dhe as e shpalljes së Pavarësisë. Kjo mungesë e thellë po e shtyn sot drejt tentativës për të rishkruar historinë sipas vizionit të tij,” tha Dedaj.
Ai e akuzoi Kurtin për politika që i cilësoi populiste, staliniste dhe anti-perëndimore, të cilat sipas tij po e vendosin vendin në një kurs të rrezikshëm.
“Nuk është rastësi që me ardhjen e tij në pushtet më 2020, Kurti nisi të shfaqte tendenca për të krijuar një realitet të ri politik, të ashtuquajturën ‘Republikë e Tretë’. Ky është një projekt që nuk lidhet me vlerat e demokracisë perëndimore, por me modele autoritare e staliniste,” u shpreh ai.
Dedaj paralajmëroi se ky vizion për “Republikën e Tretë” do ta izolonte Kosovën ndërkombëtarisht. “Kosova e pavarur është e njohur nga mbi 115 shtete demokratike të botës. Por ‘Republikën e Tretë’ të Kurtit do ta njihnin Serbia, Rusia, Kina, Koreja e Veriut, Venezuela dhe vende të tjera diktatoriale,” shtoi ai.
Në përfundim, Dedaj bëri thirrje që Kurti të largohet nga pushteti.
“Për të shmangur këtë aventurë të rrezikshme politike, ai duhet të mos votohet më kurrë për kryeministër të Kosovës. Qëndrimi i tij është anti-kushtetues, anti-demokratik dhe rrezikon të ardhmen e shtetit tonë,” theksoi ai.
Redaksia Geg FM Radio8 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]