GEG.FM
Po lidhet…

Kosova përfiton 1 milion euro nga Luksemburgu për të mbështetur biznese mikro, të vogla dhe të mesme në energji të pastër. Ky grant është pjesë e Skemës së Granteve për Energji të Pastër dhe synon të ndihmojë kompanitë të investojnë në energji solare, të përmirësojnë efiçiencën e energjisë dhe të reduktojnë humbjet gjatë prodhimit.
Marrëveshja u nënshkrua nga zyrtarë nga KIESA, Agjencia luksemburgase LUX DEV dhe Ministria e Ekonomisë, pranë ministres në detyrë Rozeta Hajdari dhe ministres në detyrë Artane Rizvanolli. Ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, tha se ky mbështetje do të nxisë inovacion, ndërmarrësi dhe krijimin e vendeve të punës, sidomos për të rinjtë, gratë dhe grupet e cenueshme.
Ky hap është pjesë e bashkëpunimit të mëtejshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut, që nga nënshkrimi i memorandumit për projekte private me vlerë 35 milionë euro në nëntor 2024.
Redaksia Geg FM Radio9 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]