Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër (LMSHZ) është ndër shoqatat më aktive të komunitetit shqiptar. E themeluar më 2018, kjo organizatë ka bashkuar rreth 100 mjekë që punojnë dhe jetojnë në Zvicër. Nga takimet e para në Lucern e Winterthur, deri tek Kuvendi Nismëtar në Bernë, mjekët shqiptarë ndërtuan një platformë që i mban të […]

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Riad Rashiti, në emisionin “Informatori Zgjedhor”, në Geg FM Radio, ka komentuar largimin e kryetarit të dikurshëm të Gjilanit, Qemajl Mustafa nga PDK. Ai madje ka folur edhe për afërsinë e Mustafës, me Lëvizjen Vetëvendosje në Gjilan duke thënë se ia respekton vendimin pavarësisht që e quan drejtim të […]

Kalabria bëhet rajoni i parë me statut të zakonshëm që nis një program të RAI-t kushtuar pakicave gjuhësore në Itali. Ky program do të përfshijë emisione radiotelevizive tërësisht në gjuhën arbëreshe, duke i dhënë kështu një hapësirë të re promovimit të kulturës dhe gjuhës arbëreshe. Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Presidencës së Këshillit të Ministrave […]

Duket e pamundur, por kjo është magjia e muzikës. Zëri i Whitney Houston u ngjall sërish 13 vjet pas vdekjes së saj, në një duet të ri me këngëtarin anglez Calum Scott, raporton AP. Kënga është një riinterpretim balladë i klasikës “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)”, duke përdorur vokalet origjinale të Houston. […]

Dy mërgimtarë shqiptarë, Qëndrim Osmanaj dhe Lul Malsori, janë nisur në një udhëtim të jashtëzakonshëm me biçikleta, duke përshkuar plot 1900 kilometra nga Lozana e Zvicrës deri në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Osmanaj, 27 vjeç, ka si destinacion qytetin e Istogut, ndërsa Malsori, 55 vjeç, do të ndalet në Gjakovë, përkatësisht në Krusha e Madhe. “Nuk […]

Në një zyrë noteriale në Milano, më 9 shtator, u hapën dy zarfe të vulosura. Brenda tyre, dy testamente të shkruara me dorë nga Giorgio Armani. Legjenda e modës italiane, që ndërroi jetë më 4 shtator në moshën 91-vjeçare, kishte menduar gjithçka deri në detaj. Nga pasuria prej mbi 11 miliardë eurosh, deri te fati […]

Imagjinoni një Japoni ku secili person ka të njëjtin mbiemër. Një vend i tërë i quajtur “Sato”. Kjo nuk është një skenë filmi fantastiko–shkencor, por një projeksion real i një studimi të ri.Sipas profesor Hiroshi Yoshida, nëse ligji nuk ndryshon dhe çiftet e martuara vazhdojnë të marrin vetëm mbiemrin e burrit ose të gruas, atëherë […]

Kandidati i Listës Guxo për kryetar të Gjilanit, Ilir Poroshtica, është tërhequr nga gara në zgjedhje lokale. Vendimi i tij erdhi vetëm një ditë para se të niste zyrtarisht fushata e 12 tetorit. Poroshtica kishte kundërshtuar disa projekte të kryetarit aktual, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili garon edhe për një mandat të ri. […]

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur për herë të parë kursin për trajnerët e portierëve me Licencën UEFA GK – B, që do të zgjasë deri në prill të vitit 2026. Në fazën e parë të ligjëratave, 16 kandidatëve iu ligjëruan instruktorët e UEFA-s, Frank Thieltges nga Gjermania dhe Tomislav Butina nga Kroacia. Kursi […]

Romë, 18 shtator 2025 – Në ambientet e Casa del Cinema, në Villa Borghese, kryeqyteti italian do të mirëpresë premierën e dokumentarit “UDHA”, me regji të Alessandro Ferrantellit. Ngjarja do të zhvillohet më 18 shtator, duke filluar nga ora 20:30, dhe pritet të shndërrohet në një mbrëmje të veçantë për kulturën dhe identitetin shqiptar. Dokumentari […]

Aktori i njohur hollivudian, Louis Mandylor, i cili ka fituar famë botërore me rolet e tij në filmat kult “My Big Fat Greek Wedding” dhe “The Quest”, ka zgjedhur së fundmi Kosovën si vendndodhje për projektin e tij të ri kinematografik. Mandylor u prit në mënyrë solemne nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, […]

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK), në bashkëpunim me Cité internationale des arts, ka hapur thirrjen për programin “Shtëpi”, dedikuar artistëve vizualë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Përmes këtij programi, tre artistë do të përzgjidhen nga një juri profesionistësh dhe puna e tyre do të ekspozohet në një ekspozitë grupore në GKK – QAFA, gjatë […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, bëri të ditur krijimin e një ministrie të re shteti, të bazuar në Inteligjencën Artificiale (AI) – risi e paprecedentë në rajon. Në qendër të kësaj nisme është “Diella”, një ministre virtuale e krijuar nga AI. Rama theksoi se Diella tashmë ka ofruar […]

Legjendat e rock-ut, Scorpions, do të performojnë më 14 Shtator 2025 në qendër të Tiranës, si pjesë e turit botëror “Coming Home”, që shënon 60-vjetorin e karrierës së tyre. Ky rikthim i grupit në Shqipëri vjen pas 24 vitesh dhe premton një koncert të jashtëzakonshëm për fansat e rock-ut. Sheshi Skënderbej, vendi i ngjarjes, do […]

Komuna e Prishtinës ka përuruar një mural kushtuar Vjosa Berishës, themelueses së festivalit ndërkombëtar të filmit PriFest, në udhëkryqin e rrugëve “Garibaldi” dhe “Johan V. Hahn”. Në ceremoninë përuruese, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e vlerësoi Berishën për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kulturën e kryeqytetit. “Vjosa ka lënë gjurmë të thella dhe vazhdon […]

Komiteti Ndërministror i Kosovës për One Health është bërë anëtar i Fondacionit për One Sustainable Health në Francë dhe i Rrjetit Ballkanik për One Health (BOHN). Ky anëtarësim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e Kosovës drejt iniciativave ndërkombëtare që lidhin shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit në një kornizë të vetme bashkëpunimi. Pas […]

Në kuadër të projektit “Krijimi i një platforme të qëndrueshme për të adresuar padrejtësitë e së kaluarës dhe për të nxitur pajtimin”, të zbatuar nga Integra me asistencën e projektit rajonal Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të […]

Liga e Evropës po troket, dhe bashkë me të kanë nisur edhe parashikimet për një sezon që pritet të jetë i zjarrtë dhe plot befasi. Edicioni 2025/26 starton më 24 shtator me nëntë duelet e para të javës hapëse, ndërsa një ditë më vonë do të zhvillohen edhe nëntë ndeshje të tjera, duke ndezur kështu […]

Pas një prezantimi të suksesshëm në programin prestigjioz Cannes Focus Copro, projekti i parë i gjatë i regjisorit kosovar Samir Karahoda, Lost Frames, po vazhdon rrugëtimin e tij ndërkombëtar. Filmi është ftuar të marrë pjesë në Montreal Nouveau Marché, pjesë e Festival du Nouveau Cinéma, një nga platformat më të rëndësishme për filmin autorial në […]

Prishtina sot merr frymë kinema, teksa PriFest sjell dy filma të veçantë në ekranin e Kino Armata-s. Nga ora 17:00, publiku do të ketë rastin të shohë për herë të parë në Kosovë filmin “MOON”, të regjisores austriake Kurdwin Ayub (93 min). Ky film vjen si pjesë e programit Focus: Austria, realizuar në bashkëpunim me […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!