GEG.FM
Po lidhet…

Në kuadër të projektit “Krijimi i një platforme të qëndrueshme për të adresuar padrejtësitë e së kaluarës dhe për të nxitur pajtimin”, të zbatuar nga Integra me asistencën e projektit rajonal Mbështetja e BE-së për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), kanë nisur provat për shfaqjen teatrale “Sytë e Ujkut”.
Me autore Doruntina Basha dhe regji të Kushtrim Koliqit, shfaqja sjell në skenë aktorët e njohur Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli dhe Albina Krasniqi. Ajo trajton një nga temat më të heshtura të shoqërisë së Kosovës së pas-konfliktit – stigmatizimin dhe përjashtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe fëmijëve të lindur nga këto krime.
Duke përdorur fuqinë emocionale të teatrit, “Sytë e Ujkut” ofron hapësirë për reflektim, dialog dhe vetëdijësim, duke sfiduar narrativat dominuese të konfliktit dhe duke u dhënë zë atyre që shpesh lihen jashtë diskursit publik.

“Angazhimi ynë është të nxjerrim në pah zërat që janë heshtur për shumë kohë. Teatri na mundëson të lidhemi me publikun në një mënyrë thellësisht njerëzore dhe transformuese. Kjo shfaqje është një moment i rëndësishëm në përballjen me stigmat, jo vetëm përmes artit, por edhe përmes krijimit të empatisë dhe solidaritetit në komunitetet tona,” tha regjisori Kushtrim Koliqi.
Ekipi artistik përfshin gjithashtu: Kaltrim Balaj (Asistent Regjisor), Njomëza Luci (Kostumografe), Adhurim Grezda (Kompozitor), Mentor Berisha (Skenograf), Skender Latifi (Dizajner i dritave), Leutrim Bajrami (Video), dhe Besart Sllamniku (Dizajn).
Projekti mbështetet nga Fondi për Zhvillim Komunitar, Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Rockefeller Brothers Fund dhe Pro Peace – Kosova. Përmbajtja e këtij njoftimi është përgjegjësi vetëm e organizatës Integra dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.

Redaksia Geg FM Radio11 shtator 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]