Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka filluar procesi i shtypjes së fletëvotimeve për Zgjedhjet Lokale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Këto zgjedhje do të jenë të parat ku do të votojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Sipas njoftimit, fletëvotimet po shtypen në shtypshkronjën e dokumenteve […]

Sot në ora 19:00, në kryeqytet do të përurohet sheshi më i ri i Prishtinës, i cili mban emrin e arkitektit të ndjerë Rexhep Luci – një prej figurave më të rëndësishme të urbanizmit në Kosovë. Në kuadër të ceremonisë do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimore kushtuar Lucit, si shenjë respekti për kontributin […]

Kur dritat e skenës u ndezën për shfaqjen “Djali” në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, çdo heshtje, çdo shikim dhe çdo fjalë flisnin më shumë se ç’mund të thoshte vetë teksti. Publiku u ndje pjesë e një bote të brendshme, ku emocionet e fëmijërisë, dhimbja dhe dashuria përziheshin në mënyrë delikate. Puna e regjisorit Erson […]

Samsung nuk ka humbur kohë për të kundërshtuar prezantimin e iPhone 17, të cilin Apple e zbuloi dje në eventin e saj të madh në Kaliforni, së bashku me modele të tjera inovative si iPhone Air. Megjithëse iPhone Air është telefoni më i hollë i Apple deri tani, me vetëm 5.6 mm trashësi, ai mbetet […]

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka lançuar 22 shërbime të reja në Platformën eKosova, të përqendruara në sektorin e “Autoshkollave”. Shërbimet e reja përfshijnë aplikime për licencim, përtrirje të licencës, ndryshime të regjistrimeve, ndërprerje të veprimtarisë dhe të tjera. Ato janë të ndara sipas kategorive: […]

Nga sot deri më 13 shtator 2025, qyteti i Korçës do të presë edicionin e radhës të Festivalit të Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest, një ngjarje që sjell bashkë artin dhe kulturën globale. Me temën “Zhvendosja”, festivali i këtij viti eksploron sfidat njerëzore të shkaktuara nga konflikte, mungesa e demokracisë, varfëria ekonomike apo korrupsioni, […]

Pesë pjesëtarë të bandës së kryekriminelit Milan Radoiçiq janë parë hapur në stadiumin “Maracana” të Beogradit, të martën mbrëma gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Anglisë. Në vend që të përballen me drejtësinë, ata shfaqen të lirë dhe të privilegjuar në publik. Pjesë e koreve anti-Kosovë Danilo Iliq, Danijel Xhukiq, Marjan Radojeviq, Stefan Radojkoviq dhe Stefan […]

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) edhe një herë ka treguar qasjen e saj mohues ndaj shtetit të Kosovës. “Territori i Kosovës” në paralajmërimin e ndeshjes Para sfidës së vlefshme për kualifikimet e Euro 2027 mes Kosovës U-21 dhe Spanjës U-21, RFEF e kishte emërtuar vendin tonë si “Territori i Kosovës” në komunikimet zyrtare. Raporti i […]

Apple dhe ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, kanë zyrtarizuar bashkëpunimin e tyre. Gjiganti teknologjik sot prezantoi serinë e re të iPhone 17, kufjeve dhe orëve të mençura, ndërsa Dua Lipa tashmë kishte nisur testimin e telefonit më të ri në ditët e fundit. Gjatë turneut të saj “Radical Optimism”, këngëtarja përdori iPhone 17 […]

Në kalanë e Kastërcit, toka ka filluar të rrëfejë historinë e saj. Gërmimet e fundit nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, nën drejtimin e arkeologut Berat Ademi, kanë zbuluar plotësisht bazilikën paleokristiane të shekullit VI – një dëshmi e hershme e krishterimit në këtë trevë. Fragmentet e qeramikës, xhamit, afreskave dhe tjegullave me mbishkrim e bëjnë […]

Deklarata e kryeministrit Tusk Kryeministri polak, Donald Tusk, ka folur sot para Parlamentit për situatën e krijuar pas hyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë. Ai theksoi se ushtria polake ka reaguar menjëherë, duke përshkallëzuar përgjigjen e saj pas orës 22:00 të së martës. Shkeljet gjatë natës Sipas raportimeve paraprake, janë regjistruar 19 […]

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik, nën dyshimin se kishin prerë drunj në zonën e mbrojtur të parkut nacional. Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë aksionit u sekuestruan një veturë dhe dy motor-sharra, që dyshohet se u përdorën për aktivitetin ilegal. “Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të verifikojnë adresën e qendrës së tyre të votimit për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Sipas njoftimit, qytetarët mund ta bëjnë këtë lehtësisht përmes platformës elektronike qv.kqz-ks.org. “Përmes kësaj faqeje, çdo qytetar mund të […]

Sonte, e martë, nga ora 20:00, Teatri i Gjilanit hap dyert për “Togeri nga Inishmori”, komedinë e zezë të Martin McDonagh me regji nga Shkëlzen Berisha. Në skenë do të shfaqet një kast i jashtëzakonshëm aktorësh: Ernest Zymberi, Ali Demi, Kushtrim Qerimi, Djellza Dema, Artan Selimi, Valon Nuhiu, Florent Salihu dhe Qëndrim Kçiku. Çfarë ndodh […]

Ishte një mbrëmje që filloi si një situatë e pazakontë dhe e çuditshme për Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit të Kotorrit. Në orën 19:10, policia i njoftoi se një person, një shtetas i huaj, kishte humbur në kodrat pranë Vërmacit. Problemi? Ai ishte vetëm 20 metra larg autostradës. Po, lexuat mirë – vetëm 20 metra. Në fillim, […]

Dy punëtorë të QKUK-së u kapën duke tentuar të vjedhin një aparaturë të vjetër CT, e cila ishte jashtë përdorimit dhe e klasifikuar si mbeturinë metalike për shitje. Synimi i tyre ishte ta shisnin për hekur, por një anëtar i sigurimit i QKUK-së i pikas dhe njoftoi menaxhmentin dhe Policinë e Kosovës. Policia ndërmori veprimet […]

Kryeqyteti i Prishtinës ka shtuar 90 autobusë të rinj në flotën e transportit publik, ndërsa shumë shpejt do të shtohen edhe 30 të tjerë. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të transportit publik dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në qytet. Ai theksoi se projekti realizohet […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se po vazhdon periudha e regjistrimit për votuesit me nevoja të veçanta për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025. Për ta bërë procesin më të lehtë, KQZ ka hapur platformën elektronike për regjistrim: https://vpnv.kqz-ks.org, e cila do të […]

Policia e Kosovës ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili synon forcimin e kapaciteteve të sigurisë publike dhe kontrolleve kufitare.Ky hap u bë i ditur pas takimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gazmend Hoxha, me zëvendësdrejtorin e UNDP-së, Dudley Tarlton. Policia hyn në epokën […]

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka bërë debutimin e tij të parë para publikut gjerman mbrëmjen e së hënës, nën dirigjimin e Hajrullah Sylës. Koncerti u mbajt në Hauptkirche St. Petri në Hamburg dhe u prit me duartrokitje të ngrohta nga publiku, mes të cilëve ishin të pranishëm edhe personalitete nga fusha diplomatike dhe kulturore. […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!