GEG.FM
Po lidhet…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se po vazhdon periudha e regjistrimit për votuesit me nevoja të veçanta për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale, që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Për ta bërë procesin më të lehtë, KQZ ka hapur platformën elektronike për regjistrim: https://vpnv.kqz-ks.org, e cila do të jetë e qasshme deri më 7 tetor 2025.
Në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor, KQZ do të dërgojë ekipe mobile në çdo komunë për të mundësuar votimin e personave që janë regjistruar gjatë kësaj periudhe.
Periudha: 7 shtator – 7 tetor 2025
Ky regjistrim vlen për votuesit që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore apo tjetër.
Si bëhet regjistrimi:
Përmes platformës elektronike të KQZ-së
Fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku ndodhet votuesi
Periudha: 7 shtator – 7 tetor 2025
Ky regjistrim vlen për votues që për shkaqe sigurie ose arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendvotim.
Si bëhet regjistrimi:
Përmes platformës elektronike
Me asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve
KQZ bashkëpunon me institucionet përkatëse për evidentimin e qytetarëve që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.
Periudha: 15 shtator – 2 tetor 2025
Ky regjistrim përfshin votuesit me lëvizje të kufizuar në institucione si:
Persona në hospitalizim
Të moshuarit në shtëpitë për të moshuar
Persona në trajtim në institucionet e shëndetit mendor
Të burgosurit dhe të paraburgosurit
Votuesit e evidentuar në këto institucione konsiderohen të regjistruar, ndërsa ata mund të regjistrohen edhe individualisht përmes platformës elektronike.
Redaksia Geg FM Radio9 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]