Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Festivali Ndërkombëtar “Rising Stars” shpall thirrjen për edicionin e tij të 8-të, duke ftuar të gjithë artistët me zë të fuqishëm dhe shpirt krijues të aplikojnë për një përvojë të paharrueshme skenike në zemër të Gjilanit! 📅 Afati i fundit për aplikim: 31 gusht 2025, ora 23:59 Kjo ngjarje unike kulturore bashkon zëra të rinj […]

Për të dytin vit me radhë, Liqeni i Batllavës bëhet qendra e aventurës dhe e sporteve ujore me rikthimin e “Kayak Fest 2025”, që nis sot dhe zgjat deri më 10 gusht. Një festë e vërtetë për adhuruesit e kajakimit dhe për të gjithë ata që duan të përjetojnë natyrën ndryshe – mbi ujë, me […]

Prishtina po përgatitet për një natë të paharrueshme! Më 16 gusht, Pallati i Rinisë do të kthehet në zemrën e muzikës elektronike, ku RAVE, një prej organizatave më të dashura dhe të suksesshme në Kosovë, feston 15-vjetorin me një super-event që pritet të tejkalojë çdo pritshmëri. Për një dekadë e gjysmë, RAVE Travel ka sjellë […]

Në kuadër të edicionit të sivjetshëm të DokuFest-it, që po mbahet në Prizren, u dha premiera e dokumentarit “Palace of Youth”, një film që sjell në fokus jetën, ëndrrat, sfidat dhe fuqinë krijuese të të rinjve në Kosovë – një vend ku mbi 55% e popullsisë është nën moshën 25 vjeç. Filmi eksploron rrëfimet personale […]

Kërkimet e fundit në fushën e Psikologjisë së Sjelljes kanë zbuluar se uria ka një ndikim të madh në vendimet që marrim dhe sjelljet tona. Kur trupi është i uritur dhe kërkon ushqim, truri aktivizon mekanizma që favorizojnë mbijetesën afatshkurtër, shpesh duke injoruar vlerat etike dhe shoqërore. Ky proces mund të çojë në justifikimin e […]

Një bunker i vjetër në lagjen Ulpiana të Prishtinës, dikur një vend strehimi për kohë krizash, ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm! Tashmë, pas një rikonstruksioni të thellë, ky hapësirë që dikur ishte e errët, me lagështi dhe mbeturina, është kthyer në një qendër moderne për art dhe kulturë, e hapur për të gjithë. Banorët […]

Mitrovica këtë fundjavë bëhet epiqendra e tingujve të jazz-it ndërkombëtar! Edicioni i tretë i festivalit “Mitrovica International Jazz Days” nis nesër, më 8 gusht, nën moton “MitroLove”, një mesazh i fuqishëm për dashuri, bashkim dhe art përtej kufijve. Në natën e parë, publiku do të shijojë performanca nga Mike del Ferro (Holandë), Emma Smith (Angli), […]

Para se Shrek të bëhej një ikonë e dashur e filmave vizatimorë, me zemër të madhe dhe pamje të pazakontë, mund të ketë ekzistuar një “Shrek” i vërtetë në botën reale – dhe emri i tij ishte Maurice Tillet. I njohur si “Engjëlli Francez”, Tillet nuk ishte një përbindësh, por një njeri i jashtëzakonshëm që […]

Pas performancës spektakolare në Sunny Hill Festival, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa vizitoi muzeun Reporting House në Prishtinë, mbrëmjen e 4 gushtit 2025. E shoqëruar nga babai i saj Dukagjin Lipa, i fejuari Callum Turner, vëllai Gjin Lipa dhe të afërm të tjerë, Dua kaloi disa momente reflektimi dhe respekti në këtë hapësirë të […]

Polonia pritet të nënshkruajë një garanci për hua prej 4 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për ta ndihmuar financimin e modernizimit të forcave të armatosura polake, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes në Varshavë. Në kohën e tensioneve të ngritura rajonale dhe luftës së Rusisë në Ukrainë që po vazhdon, Polonia është duke i […]

Skuadra e madhe nga Turqia, Galatasaray ka konfirmuar ardhjen në Kosovë. Kjo për mbajtjen e kampit të futbollit për talentet e rinj në fillim të muajit të ardhshëm. Në faqen zyrtare, Galatasaray ka publikuar Programet e Kampeve të Shkollave të Futbollit, që do t’i mbajë në disa vende të Evropës, përfshirë edhe Kosovën. Galatasaray do […]

Mes miqsh dhe para botës, u hap dje Pavijoni i Kosovës në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia. Me këtë rast, komisionerja Hana Halilaj tha: “Falemnderit që keni ardhur në inaugurimin e Pavijonit të Republikës së Kosovës në edicionin e 60-të të ekspozitës ndërkombëtare të artit i cili […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!