GEG.FM
Po lidhet…

Festivali Ndërkombëtar “Rising Stars” shpall thirrjen për edicionin e tij të 8-të, duke ftuar të gjithë artistët me zë të fuqishëm dhe shpirt krijues të aplikojnë për një përvojë të paharrueshme skenike në zemër të Gjilanit!
📅 Afati i fundit për aplikim: 31 gusht 2025, ora 23:59
Kjo ngjarje unike kulturore bashkon zëra të rinj nga vende të ndryshme të Evropës dhe Ballkanit në një atmosferë shumëgjuhëshe dhe shumëngjyrëshe. Festivali është i hapur për të gjitha moshat – nga më të vegjlit deri te të rriturit – dhe ofron një skenë të vërtetë për ata që duan ta çojnë talentin e tyre në një nivel të ri.
🎤 Çfarë ofron “Rising Stars”?
Mundësi për të fituar çmimin kryesor “Grand Prix” prej 1000€
Performanca në skenë profesionale me ndriçim dhe zë të standardeve ndërkombëtare
Ftesa për ngjarje të tjera ndërkombëtare muzikore
Pjesëmarrje nga artistë të vendeve të ndryshme
Atmosferë festive në hapësira publike të qytetit të Gjilanit
Punëtori për gjimnastikë vokale me trajnerë të njohur
Defilim me flamuj përmes të cilit promovohet shkëmbimi kulturor
Shumë miqësi, energji pozitive dhe argëtim!
Ky festival nuk është vetëm një garë – është një përvojë që kombinon artin, kulturën dhe dashurinë për muzikën në një format që frymëzon dhe motivon.
📲 Aplikimi bëhet përmes këtij linku:
Kliko këtu për të aplikuar
Nëse ke një zë që meriton të dëgjohet dhe një ëndërr që pret të realizohet, ky është momenti yt.
“Rising Stars” po të pret… A je gati të ndriçosh?

Redaksia Geg FM Radio8 gusht 2025

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë […]