GEG.FM
Po lidhet…

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026.
Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë që mesazhi emocional i këngës të kuptohet edhe nga publiku ndërkombëtar. Kënga interpretohet në gjuhën shqipe dhe ndërton një atmosferë të ndjeshme që mbështetet në interpretimin vokal dhe energjinë artistike të Alis.
Historia e këtij projekti filloi në fund të vitit 2025, kur kënga “Nan” fitoi Festivali i Këngës në RTSH, duke siguruar kështu biletën për në Eurovision. Tani, me publikimin e videoklipit, kënga nis edhe rrugëtimin e saj drejt publikut evropian.
Gjysmëfinalet dhe finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026 do të zhvillohen në Vienë, Austri, nga 12 deri më 16 maj 2026.
Alis pritet ta performojë “Nan” në gjysmëfinalen e dytë, më 14 maj.
Redaksia Geg FM Radio13 mars 2026

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Platforma e njohur e transmetimit muzikor Apple Music ka njoftuar një hap të ri drejt transparencës në industrinë muzikore, duke vendosur rregulla të reja për përmbajtjen e krijuar me inteligjencë artificiale. Sipas njoftimit të fundit, çdo material që publikohet në platformë duhet të tregojë qartë nëse gjatë krijimit të tij është përdorur inteligjenca artificiale (AI). […]