GEG.FM
Po lidhet…

Mitrovica këtë fundjavë bëhet epiqendra e tingujve të jazz-it ndërkombëtar! Edicioni i tretë i festivalit “Mitrovica International Jazz Days” nis nesër, më 8 gusht, nën moton “MitroLove”, një mesazh i fuqishëm për dashuri, bashkim dhe art përtej kufijve.
Në natën e parë, publiku do të shijojë performanca nga Mike del Ferro (Holandë), Emma Smith (Angli), Eyrie (Japoni) dhe Hakan Başar Trio (Turqi).
Në natën e dytë, në skenë ngjiten Sheki Hoxha & Friends nga Kosova, në një mbrëmje që premton një përzierje unike mes jazz-it dhe hip-hop-it.
Ndërsa në natën e tretë, që është edhe mbrëmja përmbyllëse, do të performojnë Gianluca Petrella (Itali), HAEZZ (Austri), si dhe grupi Introspective nga Kosova me Ilir Bajrin, Visar Kuçin dhe Enes Beun.

Redaksia Geg FM Radio7 gusht 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]