GEG.FM
Po lidhet…

Polonia pritet të nënshkruajë një garanci për hua prej 4 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për ta ndihmuar financimin e modernizimit të forcave të armatosura polake, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes në Varshavë.
Në kohën e tensioneve të ngritura rajonale dhe luftës së Rusisë në Ukrainë që po vazhdon, Polonia është duke i rritur shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe duke i përshpejtuar përpjekjet për modernizimin e ushtrisë, duke synuar që të fuqizohet krahu lindor i NATO-s, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Nga viti 2022, Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar Polonisë hua dhe garanci të huave me vlerë të më shumë se 11 miliardë dollarëve për financimin e programeve të armatosjes, përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, sistemet raketore HIMARS dhe helikopterët e tipit “Apache”.
E shtyrë nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës më 2022, Polonia u bë shpenzuesja më e madhe e NATO-s në fushën e mbrojtjes në raport me pasurinë kombëtare.
Varshava ka thënë se do të shpenzojë 4,7 për qind të prodhimit vendës bruto në mbrojtje këtë vit, ndërsa është zotuar që këtë shifër ta rrisë në 5 për qind vitin e ardhshëm.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në të kaluarën i ka kritikuar vendet e tjera të NATO-s për shpenzime të ulëta në mbrojtje, duke u ankuar se ShBA-ja e ka bartur barrën më të madhe në këtë aspekt në proporcion të padrejtë.
Para disa ditëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi dërgimin e armëve të reja në Ukrainë dhe e kërcënoi Rusinë me sanksione të ashpra, nëse brenda 50 ditëve nuk arrin një marrëveshje të paqes me Kievin./Nacionale
Redaksia Geg FM Radio24 korrik 2025


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]