Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli rutinë të dërgesave postare ka zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 1 kilogrami kanabis në Qendrën Doganore të Postës. Gjatë inspektimit të një pakoje të dyshimtë me prejardhje nga jashtë vendit, zyrtarët doganorë kanë hasur në dy qese plastike të mbushura me substancë të blertë, e […]

Në fund të muajit qershor, paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Ky nivel e rendit Shqipërinë me pagën më të ulët minimale në Europë (përjashtuar shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik), si dhe ndjeshëm më poshtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në […]

Shumicës së njerëzve u nevojiten mesatarisht shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, në mënyrë që trupi të ketë kohë të rigjenerohet, truri të rifitojë energjinë dhe ne të funksionojmë si duhet gjatë ditës. Megjithatë, një nga momentet më të ndërlikuara të gjithë procesit është pikërisht ai çasti kur shtrihemi dhe përpiqemi të biem […]

Reperi i njohur Kidda, në bashkëpunim me ZKR, ka publikuar projektin e ri muzikor “Zhegrova”, të dedikuar yllit të futbollit kosovar, Edon Zhegrova. Ajo që e bën edhe më unik videoklipin është pjesëmarrja e vetë futbollistit, i cili shfaqet në spot dhe i jep këngës një dimension autentik, duke e lidhur artin me sportin. Ky […]

Trashëgimia e Giorgio Armani-t, që përfshin të gjitha linjat e modës, restorantet dhe pasuritë e tjera të kompanisë, tashmë do të administrohet nga Fondacioni i themeluar nga vetë stilisti. Ky mekanizëm për menaxhimin e aseteve dhe vazhdimësinë e perandorisë ishte menduar që në vitin 2016 dhe është ndërtuar nën udhëheqjen e Pantaleo Dell’Orco, bashkëpunëtorit më […]

Për herë të parë, parku arkeologjik “Ulpiana” dhe Kalaja e Novobërdës do të kenë ciceronë të rregullt, të cilët do të shërbejnë aty për një periudhë njëvjeçare. Pas shpalljes së konkursit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga pesë pozitat e shpallura, janë përzgjedhur tre persona: dy në “Ulpianë” dhe një në Novobërdë. Ndërkohë, […]

Sot, më 5 shtator, bota shënon Ditën Botërore të Bamirësisë, një datë e cila është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2012 për të nderuar jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës. Kjo ditë përkujton datën e ndarjes nga jeta të Nënë Terezës, më 5 shtator 1997, dhe është një […]

Kosova hapi sot pedalet për “Tour of Kosova 2025”, gara ndërkombëtare e çiklizmit e klasifikuar 2.2 nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI). Ngjarja, që do të zgjasë deri më 6 shtator, ka kthyer vendin tonë në një destinacion tërheqës për adhuruesit e çiklizmit nga e gjithë bota. Starti u dha nga sheshi “Ibrahim Rugova” në […]

Në Japoni, adoptimi përdoret shpesh nga bizneset familjare si një mënyrë për të siguruar vazhdimësinë e lidershipit. Kur nuk ka trashëgimtar mashkull të përshtatshëm, familjet nuk hezitojnë të adoptojnë burra të rritur – shpesh drejtues të lartë apo dhëndurë – për t’i vendosur në krye të kompanive. Kjo traditë e veçantë, e njohur si mukoyōshi, […]

Jordan Coleman, i njohur me emrin artistik Jayoo dhe djali i kryetarit të Nju Jorkut, Eric Adams, ka publikuar së fundmi një EP me pesë këngë të titulluar “Jet Lag Dreams”. Ky projekt sjell ritme energjike dhe një atmosferë të qetë feste, të frymëzuara nga përvojat e tij të kaluara në Shqipëri. Lidhja e Coleman […]

Hollywood-i po përgatitet për një version të ri të filmit legjendar “Scarface”, një nga klasikët më të njohur të filmave gangsterë. Aktori Danny Ramirez, i njohur për rolet e tij në Top Gun: Maverick dhe The Falcon and the Winter Soldier, raportohet se do të luajë rolin kryesor, duke vazhduar trashëgiminë ikonike të Al Pacino-s. […]

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarët në Kanada dhe Kinë tregon se të mësuarit dhe praktikimi i një instrumenti muzikor mund të mbrojë trurin nga plakja dhe rënia e aftësive njohëse. Të rriturit më të moshuar që kishin vite të tëra përvojë muzikore rezultuan më të aftë për të kuptuar të folurën në […]

Shfaqja “God Bless America”, e autorit dhe regjisorit Fatos Berisha, rikthehet për herë të parë për këtë sezon në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, sonte nga ora 20:00. Drama tregon katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë, duke përballur realitetin e shoqërisë moderne dhe ëndrrën amerikane. E frymëzuar nga dokumentari i viteve ’60 […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Nga tërheqja e shortit renditja e partive politike në fletëvotime do të jetë s’vijon: Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105 Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin […]

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot drejt Bazelit për t’u përballur me Zvicrën në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2026. Pas disa ditësh stërvitje intensive, Dardanët udhëtuan me motiv të lartë dhe përgatitje maksimale për këtë sfidë. Në fotot dhe videot e publikuara nga faqja zyrtare e FFK-së shihet një atmosferë e mirë […]

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se parkingjet në kryeqytet tashmë do të monitorohen online, duke e lehtësuar për qytetarët gjetjen e vendeve të lira për parkim. Sistemi i ri ofron informacion në kohë reale për disponueshmërinë e parkingjeve përmes tabelave digjitale të vendosura në hyrjet e rrugëve kryesore. “S’ka më nevojë të rrotulloheni […]

Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull të veçantë maleve të Kosovës dhe shtegut malor Via Dinarica, duke i përshkruar si një kombinim unik të bukurisë natyrore dhe historisë së afërt të luftës. Në këtë reportazh, autori Stuart Kenny sjell përvojën e tij në Bjeshkët e Nemuna, duke vizituar fshatrat malore, guesthouse-et tradicionale […]

Nga data 5 deri më 7 shtator në Rahovec do të mbahet edicioni i radhës i festivalit Hardh Fest, nën moton “Për kokërr t’qefit!”. Festivali do të sjellë mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, duke ofruar tri ditë plot aktivitete kulturore, argëtuese dhe gastronomike me fokus te rrushi, rakia dhe vera. Programi do të përfshijë […]

PriFest ka shpallur programin e kategorisë kryesore garuese, ku përfshihen gjashtë filma artistikë të metrazhit të gjatë nga Ballkani. Të shtuar janë premierat botërore, rajonale dhe vendore, që pasqyrojnë diversitetin dhe energjinë e kinemasë së rajonit. Përzgjedhja përfshin: PriFest do të mbahet nga 9 deri më 14 shtator në Kino Armata, Prishtinë, duke ofruar një […]

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë datave 4, 5 dhe 6 shtator 2025 do të bëhen mbyllje të përkohshme të disa rrugëve kryesore, përfshirë segmente të autostradës, për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare me biçikleta “Tour of Kosovo 2025”. 📍 Etapa e parë – 4 shtator (12:00 – 15:00) Itinerari nis nga segmenti […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!