GEG.FM
Po lidhet…

Në fund të muajit qershor, paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat. Ky nivel e rendit Shqipërinë me pagën më të ulët minimale në Europë (përjashtuar shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik), si dhe ndjeshëm më poshtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Në rajon, paga më e lartë minimale regjistrohet në Mal të Zi, ku një punëtor paguhet minimalisht 670 euro në muaj – gati dyfish më shumë krahasuar me katër vite më parë. Serbia renditet e dyta, me një nivel prej 618 euro në muaj, duke shënuar një rritje prej rreth 70% krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021. Maqedonia e Veriut, sipas përditësimit të fundit të Eurostat, ka një pagë minimale prej 584 euro/muaj. Ndërkohë, në Bosnjë shifrat variojnë nga 511 deri në 660 euro, kurse në Kosovë paga minimale është rritur në 350 euro nga 1 tetori.
Në krahasim me mesataren e tre shteteve kryesore të rajonit – Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut – Shqipëria ka një pagë minimale rreth 34% më të ulët.
Në vendin tonë, paga minimale ka mbetur e pandryshuar që prej gjysmës së parë të vitit 2023, në nivelin 40 mijë lekë. Rritjet e shpeshta gjatë vitit 2022 e çuan këtë pagë në nivelin aktual, por më pas nuk ka pasur ndryshime. Në tabelën e Eurostat, ajo është pasqyruar si 408 euro, nga 376 euro një vit më parë, për shkak të kursit të këmbimit dhe forcimit të euros. Megjithatë, realisht fuqia blerëse e shqiptarëve është tkurrur, pasi çmimet, sidomos ato të ushqimeve, janë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.
Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të rajonit kanë vazhduar me ritme të shpejta rritjen e pagave minimale edhe pas vitit 2023. Serbia ka shënuar një rritje prej 34%, Mali i Zi 25% dhe Maqedonia e Veriut 20%.
Në nivel të Bashkimit Europian, 22 shtete aplikojnë paga minimale. Luksemburgu mban vendin e parë me 2700 euro në muaj, ndërsa Gjermania, destinacion i preferuar i shumë shqiptarëve, renditet e katërta me 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari, me 551 euro, ndërsa në Turqi niveli aktual është 558 euro.
Redaksia Geg FM Radio5 shtator 2025


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]