GEG.FM
Po lidhet…

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFTP) ka bërë të ditur se më 12 shtator 2025 do të mbahet ankandi i dhjetë për këtë vit, ku do të emetohen Obligacione Shtetërore me maturitet 5-vjeçar, në shumën prej 20 milionë euro.
Sipas njoftimit, investimi në këto obligacione konsiderohet investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Norma e interesit përcaktohet nga tregu dhe mbetet e garantuar për të gjithë periudhën pesëvjeçare, ndërkohë që këto të ardhura janë tërësisht të liruara nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MFTP-së.
Redaksia Geg FM Radio8 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]