GEG.FM
Po lidhet…

Instituti GAP ka publikuar raportin për nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore për mandatin 2021-2025 që kanë dhanë kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale.
Në bazë të raportit të tyre, kryetarët kanë dhënë 1815 premtime zgjedhore në fushatën elektorale, ndërkaq kanë zbatuar vetëm 918 sosh.
Prej gjithsej 1,815 premtime që kanë dhënë 27 kryetarë të komunave të Kosovës, për këtë mandat janë përmbushur 918 premtime, ndërsa 234 premtime janë gjysmë të përmbushura, 281 premtime janë të filluara dhe 382 premtime nuk kanë filluar ende së zbatuari. Ashtu si në mandatin e kaluar (2017-2021), kur ishin përmbushur 51% e premtimeve, edhe në mandatin aktual, shkalla e përmbushjes mbetet e njëjtë me 51%.
Sa i përket shifrave që më së shumti janë përmbushur premtimet në fusha, 66% janë përmbushur premtimet në shëndetësi, në sektorin e arsimit 63%, administratë (58%) dhe në fushën sociale (55%).
Sektoret që më së paku janë përmbushur premtimet në urbanizëm 34%, infrastrukturë 37% dhe në shërbime publike me 41%.
“Nga 382 premtimet që nuk kanë filluar të përmbushen, 98% e tyre janë përgjegjësi e nivelit lokal, ndërsa vetëm 2% kërkojnë koordinim ndërinstitucional për t’u realizuar”, thuhet në komunikatë.
Në fazën krahasuese me mandatet e kaluara, mandati 2021–2025 sipas Institutit GAP shënon numrin më të madh të premtimeve të dhëna në zgjedhjet lokale. Konkretisht: në mandatin 2007–2009 janë dhënë 129 premtime, në mandatin 2009–2013 janë dhënë 530 premtime, në mandatin 2017–2021 janë dhënë 930 premtime, ndërsa në këtë mandat janë monitoruar dhe vlerësuar 1,815 premtime.
Në fushatën e fundit zgjedhore, Instituti GAP nuk ka evidentuar asnjë premtim zgjedhor në dhjetë komunat e banuara nga komuniteti serb dhe në Komunën e Mamushës, për shkak se kandidatët për kryetarë në këto komuna nuk kanë dhën premtime gjatë fushatës zgjedhore.
Redaksia Geg FM Radio8 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]