GEG.FM
Po lidhet…

Shkalla e analfabetizmit në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Në vitin 2011, rreth 50 mijë persona mbi moshën 10 vjeç nuk dinin shkrim e lexim. Ky numër ka zbritur në 31 mijë persona në vitin 2024, duke treguar një përmirësim të dukshëm.
Në përqindje, kjo përkthehet në një ulje nga 3,85% në vitin 2011 në 2,27% në vitin 2024, çka nënkupton se sot rreth 98% e popullsisë në Kosovë zotëron aftësi bazike të shkrimit dhe leximit.
Hendeku gjinor
Pavarësisht përparimit, analfabetizmi vazhdon të prekë më shumë gratë. Në vitin 2011, 79,7% e analfabetëve ishin gra, ndërsa në vitin 2024 kjo përqindje ka rënë në 73,58%. Edhe pse shifrat janë përmirësuar, përqindja e grave analfabete mbetet më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Krahasimi me rajonin
Kosova shënon një shkallë analfabetizmi më të ulët se në të kaluarën, por ende më të lartë se disa vende fqinje:
Serbia: 0,63% (2022)
Mali i Zi: 1,01% (2021)
Maqedonia e Veriut: 1,23% (2021)
Shqipëria: 1,5% (2022)
Bosnje dhe Hercegovina: 2,82% (2013)
Kosova: 2,27% (2024)
Nga këto të dhëna, vetëm Bosnja dhe Hercegovina ka shkallë më të lartë të analfabetizmit se Kosova.
Ekspertët: nevojiten programe të reja
Sipas ekspertëve, kjo rënie është rezultat i politikave arsimore dhe i rritjes së qasjes në shkollim për grupet e margjinalizuara. Megjithatë, ata theksojnë se ka ende nevojë për programe të synuara, sidomos për gratë dhe për gjeneratat më të vjetra, që mbeten më të prekura nga analfabetizmi.
Burimi i të dhënave: ASK, Zyra e Statistikave e Serbisë, Zyra e Statistikave të Maqedonisë së Veriut, UNICEF, Banka Botërore.
Redaksia Geg FM Radio8 shtator 2025
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Aktori me prejardhje shqiptare Dashmir Ristemi luan rolin kryesor në filmin e ri zviceran “Von dem, was bleibt”, i cili nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të