GEG.FM
Po lidhet…

Kur filmi zviceran “Von dem, was bleibt” të nisë shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor, një nga fytyrat kryesore të tij do të jetë aktori me prejardhje shqiptare, Dashmir Ristemi.
Në filmin e ri të regjisores Lisa Blatter, Ristemi interpreton rolin e Norit, një burrë që pret të bëhet baba për herë të parë. Por jeta e personazhit të tij ndryshon papritur pas një nate misterioze, kur zgjohet i lënduar dhe pa asnjë kujtim për atë që ka ndodhur. Përballë pasigurive dhe humbjeve, ai dhe partnerja e tij Selma detyrohen të përballen me sfida të mëdha emocionale.
Për komunitetin shqiptar në Zvicër, ky projekt ka një domethënie të veçantë. Jo vetëm që roli kryesor mashkullor i është besuar Dashmir Ristemit, por edhe familja e personazhit që ai interpreton në film është shqiptare. Kjo sjell në ekran elemente të identitetit dhe kulturës shqiptare brenda një produksioni të rëndësishëm të kinematografisë zvicerane.
Filmi është prezantuar tashmë në festivale ndërkombëtare dhe tani po përgatitet për publikun e gjerë në kinematë zvicerane. Premierat me praninë e ekipit realizues dhe aktorëve do të zhvillohen në Aarau, Cyrih dhe Bernë gjatë javës së ardhshme.
Për Dashmir Ristemin, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën artistike. Ndërsa për publikun shqiptar në Zvicër, është një mundësi për të parë një aktor me rrënjë shqiptare në qendër të një historie që prek tema universale, por që ruan edhe një lidhje të veçantë me identitetin e komunitetit tonë.
Redaksia Geg FM Radio12 qershor 2026
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të

Kombëtarja e Shqipërisë përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të viteve të fundit. Më 26 mars 2026, kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në një ndeshje vendimtare të play-off-it europian për Kupën e Botës 2026. Sfida do të luhet në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë, me fillim nga ora 20:45, dhe është një […]