GEG.FM
Po lidhet…

Sot, më 8 shtator, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, një ditë e dedikuar për të theksuar rëndësinë që ka leximi dhe shkrimi në zhvillimin e individëve, komuniteteve dhe shoqërive në mbarë botën.
Kjo ditë, e shpallur nga UNESCO në vitin 1966, ka origjinën nga Konferenca Botërore e Ministrave të Arsimit e mbajtur në Teheran në vitin 1965, e cila kishte në qendër të saj angazhimin për zhdukjen e analfabetizmit. Që prej atëherë, më 8 shtator bota ndalet për të reflektuar mbi sfidat dhe arritjet në fushën e shkrim-leximit.
Pavarësisht përparimeve të dekadave të fundit, problemi i analfabetizmit mbetet ende i pranishëm në shumë vende. Sipas të dhënave të UNESCO-s:
Rreth 775 milionë të rritur në botë nuk zotërojnë aftësitë bazike të shkrim-leximit.
1 në 5 të rritur është analfabet, ndërsa 2/3 e tyre janë gra.
Rreth 75 milionë fëmijë nuk ndjekin shkollën ose e kanë braktisur atë.
Dita e sotme shërben si kujtesë se arsimimi është çelësi i fuqizimit personal dhe zhvillimit shoqëror, dhe se angazhimi për të ofruar qasje në arsim cilësor duhet të mbetet prioritet global.
Redaksia Geg FM Radio8 shtator 2025


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]