GEG.FM
Po lidhet…

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, gjë që do të shkaktojë ndërprerje të rrymës në disa rajone të vendit.
Sipas njoftimit, ndërprerje do të ketë në disa zona të Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, ndërsa në Gjilan, Mitrovicë, Prizren dhe Ferizaj nuk priten ndërprerje.
Prishtinë
Nga NS Palaj, Dalja 10kV Prelluzha: 11:00 – 13:00 (Prelluzha, Lumi i Madh, Gllavotin, Bivolak, Zhilivodë, Strovc, Bequk etj.)
Nga NS Mazgiti, Dalja 10kV Lumi i Madh – Prugovc: 11:00 – 13:00 (Prugoc, Bakshi, Gjergjaj, Balshaj, Gracë etj.)
Nga TS Drenasi, Dalja 10kV Llapushnik: 10:00 – 15:30 (Berishë, Novosellë, Kleçkë).
Nga TS Prishtina II, Dalja 10kV Spitali: 09:00 – 10:00 (Enti Higjienik, Spitali Amerikan, Forenzika TMK-1).
Nga TS Prishtina I, Dalja 10kV Kalabria 3: 09:00 – 10:00 (Lagjja Kalabria – pjesërisht, Ministria e FSK-së, Narteli, Banesat Exclusive dhe Konaku).
Nga TS Fushë-Kosova, Dalja nr.4: 10:30 – 15:00 (Rr. Vëllezërit Fazliu, Fushë-Kosovë).
Ferizaj
Nga TS Ferizaj III, LP 10kV Jezerci: 10:00 – 15:30 (Manastirc, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc).
Mitrovicë
Nga NS Shupkoci, Dalja 10kV Shala: 09:00 – 15:00 (Bare, Bajgorë, Kovaçicë, Kaçanoll, SOËI Kosovo – Central me erë).
Gjakovë
Nga NS Xërxa, Dalja 10kV Xërxa: 11:00 – 14:00 (fshati Xërxë).
Punimet do të kryhen për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive, eliminim defektesh, instalim kabllosh dhe ndërrim të shtyllave.
Redaksia Geg FM Radio8 shtator 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]