Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.

Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se të gjitha masat financiare ndaj Kosovës mund të hiqen brenda disa javësh, pasi të përfundojnë procedurat e brendshme në strukturat e Brukselit. Drejtori i Drejtoratit për Zgjerim, Jan Koopman, tha se, së bashku me masat tashmë të hequra, për Kosovën do të lirohen mbi 400 milionë euro. Aktualisht […]

Më 15 janar 1981, një numër i vogël, por plot mister, doli në dritë në qytetin e Gjilanit – numri i parë i revistës për enigmatikë “Horizonti”. Asokohe, pak e dinin se kjo revistë do të bëhej një referencë e rëndësishme për kulturën enigmatike shqiptare dhe do të frymëzonte breza të tërë lexuesish. Sot, 45 […]

Policia e Shtetit festoi 113 vjet ekzistencë, një moshë e nderuar ku normalisht pritet urtësi, reflektim dhe disiplinë… por në Mallakastër u vendos të festohet me stil “all inclusive”. Efektivë aktivë dhe në pension, kryetar bashkie, polici bashkiake dhe një tavolinë që fliste më shumë se fjalimet – me shishe, gota të mbushura dhe uniforma […]

Në Brus të Lipjanit, dikush vendosi të bënte një vizitë të pazakontë në kishën katolike – jo për meshë, por për një “kontroll inventari” para sabahut. Rreth orës tre të mëngjesit, dera e hapur e priti mysafirin pa pyetje, pa kamera dhe pa alarm, sepse, si duket, shtëpia e Zotit nuk ka pasur kurrë nevojë […]

Në kronikën më të fundit të guximit dhe “inovacionit” ballkanik me targa zvicerane, dy shqiptarë vendosën të testojnë aftësitë e tyre në versionin real të lojës “Need for Speed: Schengen Edition”. Njëri solli nga Zvicra një Mercedes-Benz 80 mijë eurosh, ndërsa tjetri nuk u ndal në luks – solli një Opel modest, 10 mijë euro, […]

Një studim i fundit tregon se ndryshimet më të vogla në stilin e jetesës mund të kenë efekte të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Sipas The Guardian, vetëm pesë minuta shtesë aktivitet fizik të moderuar – si ecja e shpejtë – dhe 30 minuta më pak ulur çdo ditë mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e […]

Legjenda e muzikës, Sting, po përballet me një sfidë ligjore që rikthen vëmendjen tek kohët e vjetra të rock-ut dhe realitetin e muzikës moderne në epokën e streaming-ut. Ish-shokët e tij të grupit, Andy Summers dhe Stewart Copeland, e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Lartë të Londrës, duke pretenduar se Sting u ka paguar […]

Pasi kaluan më shumë se pesë dekada, astronautët amerikanë po përgatiten për një udhëtim të jashtëzakonshëm drejt Hënës. NASA ka njoftuar se misioni Artemis II, fluturimi i parë me ekuipazh drejt Hënës që nga viti 1972, do të nisë më 6 shkurt 2026, me një dritare nisjeje që shtrihet deri më 14 shkurt dhe disa […]

Tenori kosovar Granit Musliu po përjeton një moment historik në karrierën e tij artistike. Ai debuton në Operën Mbretërore të Danimarkës, duke interpretuar për herë të parë rolin e Dukës së Mantovës në operën ikonë të Giuseppe Verdit, “Rigoletto”. Ky është një debutim i dyfishtë: jo vetëm në skenën daneze, por edhe në një nga […]

Në Nara, Japonia, diplomacia ndërkombëtare mori një kthesë të papritur dhe shumë të gjallë. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, dhe kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi, u ulën pas dy seteve baterish dhe performuan hite të njohura të K-pop-it, përfshirë “Golden” nga seriali Netflix K-Pop Demon Hunters dhe hitin global të BTS, “Dynamite”. Takaichi, […]

Kosova po synon të bëhet një destinacion i preferuar për producentët ndërkombëtarë. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, priti në takim një grup producentësh nga industria globale e filmit, të cilët po shqyrtojnë rajonin e Ballkanit për xhirimet e projekteve të tyre […]

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, ka treguar një anë të re dhe surprizuese të vetes. Si pjesë e fushatës bamirëse “Pieces Jaunes”, e cila mbledh fonde për fëmijët, Brigitte u përfshi në një event të veçantë në Disneyland – dhe nuk u ndal te thjesht prezenca. Rreth 300 fëmijë u mblodhën për të […]

Kosova do të ketë një prezencë të spikatur në Bienalen e 61-të Ndërkombëtare të Artit në Venedik, falë krijuesit të talentuar Brilant Milazimit. Ai do të prezantojë veprën e tij “Hard Teeth” (Dhëmbë të Fortë), një instalacion pikturor i madh, që do të hapë horizonte të reja për vizitorët e festivalit më të njohur të […]
Në qytetin e Gjilanit, qytetarët po përjetojnë emocionet e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, që këtë vit ka arritur edicionin e 35-të. Ky event i përvitshëm, nderim për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, po sjell një përzierje të kujtesës historike dhe aktiviteteve kulturore që lidhin brezat. Sot, Biblioteka “Fan S. Noli” u mbush me […]

Grupi legjendar britanik i rock-ut, Deep Purple, po rikthehet në skenë me turneun e tyre të fundit botëror, dhe Shkupi është një nga qytetet e përzgjedhura për këtë event historik. Ky turne shënon fazën finale të një prej karrierave më të njohura dhe më të gjatë në historinë e muzikës rock. Në kuadër të këtij […]

Fansat e muzikës soul dhe R&B kanë një arsye më shumë për të festuar këtë verë! Ylli ndërkombëtar Joss Stone do të performojë për herë të parë në Maqedoni, më 21 korrik 2026, në ARM Stadium në Shkup. Ky koncert do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit “Skopje Calling 2026”, i njohur […]

Grupi legjendar kosovar, Marigona, do të mbajë koncertin e tyre të shumëpritur “Përjetë” më 18 korrik 2026, në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ky event përfaqëson një projekt të strukturuar artistik, i fokusuar në performancën live të repertorit të tyre dhe në prezantimin e materialit muzikor në një format unik koncertal. Pas një […]

Trajneri portugez, Jose Mourinho, mund të kthehet në Real Madrid si pasues i mundshëm afatgjatë i Xabi Alonsos. Sipas gazetarit të COPE, Alfredo Relano, presidenti i klubit, Florentino Perez, po shqyrton këtë mundësi, ndërsa ka kritikuar emërimin e Alvaro Arbeloas si trajner pas largimit të Alonsos. “Florentino nuk është më njeriu që ishte dikur; kohët […]

Tregu global i telefonave inteligjentë ka shënuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2025, me dërgesat që janë rritur me rreth 2 për qind krahasuar me vitin paraprak. Kjo rritje i atribuohet kryesisht kërkesës më të fortë të konsumatorëve dhe përmirësimit të kushteve ekonomike në tregjet në zhvillim. Këto të dhëna bëhen të ditura në […]

Teksa pjesa më e madhe e botës sapo ka hyrë në vitin 2026, në Afrikën e Veriut një popull i lashtë po shënon një epokë krejt tjetër kohore. Populli Amazigh në Algjeri ka festuar këto ditë vitin 2976, sipas kalendarit të vet tradicional, duke rikthyer në jetë një histori mijëravjeçare që i paraprin edhe vetë […]
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin