GEG.FM
Po lidhet…

Tenori kosovar Granit Musliu po përjeton një moment historik në karrierën e tij artistike. Ai debuton në Operën Mbretërore të Danimarkës, duke interpretuar për herë të parë rolin e Dukës së Mantovës në operën ikonë të Giuseppe Verdit, “Rigoletto”. Ky është një debutim i dyfishtë: jo vetëm në skenën daneze, por edhe në një nga rolet më sfiduese të repertorit operistik.
Duka i Mantovës është një figurë komplekse, aristokrat i fuqishëm dhe joshës, por i pamoralshëm, sjellja e të cilit çon në tragjedinë që prek Rigoletton dhe vajzën e tij, Gildën. Roli kërkon zotësi të lartë vokale dhe prezencë të fortë skenike, cilësi që Musliu synon t’i japë interpretimit të tij në premierën e ardhshme.
Në produksionin e Operës Mbretërore, Musliu do të interpretojë arie të njohura si “La donna è mobile”, “Questa o quella” dhe “È il sol dell’anima”, duke sjellë emocion dhe intensitet në skenë. Provimet, nën drejtimin e regjisores suedeze Sofia Adrian Jupither, kanë qenë një eksperiencë artistike e pasur për tenorin kosovar.
I lindur në Mitrovicë në vitin 1998 dhe i diplomuar në Prishtinë dhe Hamburg, Musliu është pjesë e ansamblit të Operës Shtetërore të Bavarisë, dhe ky debutim në Danimarkë shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare, duke e vendosur atë në hartën e tenoreve më premtues evropianë.
Redaksia Geg FM Radio15 janar 2026
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Aktori me prejardhje shqiptare Dashmir Ristemi luan rolin kryesor në filmin e ri zviceran “Von dem, was bleibt”, i cili nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të