GEG.FM
Po lidhet…

Më 15 janar 1981, një numër i vogël, por plot mister, doli në dritë në qytetin e Gjilanit – numri i parë i revistës për enigmatikë “Horizonti”. Asokohe, pak e dinin se kjo revistë do të bëhej një referencë e rëndësishme për kulturën enigmatike shqiptare dhe do të frymëzonte breza të tërë lexuesish.
Sot, 45 vjet më vonë, Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” e Gjilanit organizoi një ceremoni për të nderuar këtë rrugëtim. Mirënjohje u ndanë për individë dhe bashkëpunëtorë që kanë kontribuar në suksesin e revistës – nga autorë dhe redaktorë, te recensentët dhe lexuesit besnikë.
Kushtrim Zeqiri, u. d. i drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Gjilanit, e përshkroi këtë jubile si një ngjarje me rëndësi të madhe për enigmatikën shqiptare. Ai vlerësoi kontributin e kryeredaktorit Zijadin Hasani dhe të Shemsedin Kryeziu, kreut të Shoqatës, për përkushtimin dhe punën e palodhur që ka mbajtur gjallë këtë traditë.
“Horizonti ka qenë një shkollë e mendimit logjik dhe një nxitës i kureshtjes intelektuale, duke afirmuar vlerat kulturore shqiptare,” tha Zeqiri. Ai nënvizoi rëndësinë e mbështetjes institucionale dhe e quajti këtë investim në kulturë dhe edukim të brezave të rinj një vlerë të pazëvendësueshme.
Nga ana e tij, kryetari i Shoqatës, Shemsedin Kryeziu, riktheu kujtime nga dekadat e veprimtarisë së revistës dhe theksoi se “Horizonti” ka kontribuar drejtpërdrejt në institucionalizimin e enigmatikës shqiptare, duke krijuar një traditë të qëndrueshme për autorë dhe krijues të rinj.
Mirënjohje u dhanë gjithashtu themeluesve të Shoqatës dhe enigmatëve nga Lugina e Preshevës, si dhe ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, duke shënuar një përvjetor që bashkon historinë, përkushtimin dhe dashurinë për kulturën enigmatike.
Redaksia Geg FM Radio15 janar 2026

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]