GEG.FM
Po lidhet…

Në Brus të Lipjanit, dikush vendosi të bënte një vizitë të pazakontë në kishën katolike – jo për meshë, por për një “kontroll inventari” para sabahut. Rreth orës tre të mëngjesit, dera e hapur e priti mysafirin pa pyetje, pa kamera dhe pa alarm, sepse, si duket, shtëpia e Zotit nuk ka pasur kurrë nevojë për PIN-kod.
Disa gjësende fetare u morën me shpresën romantike se ndoshta janë ar – sepse kur s’e di vlerën shpirtërore, gjithmonë shpreson në vlerën materiale. Kisha 90-vjeçare përjetoi vjedhjen e saj të parë, ndërsa prifti mbeti duke numëruar mungesat dhe duke pyetur veten: “Sa kushton besimi kur shitet me hamendje?”
Policia erdhi, forenzika nuk gjeti gjurmë, dyshuar nuk ka, kamera nuk ka, çelës nuk ka pasur as dera. Autoritetet sugjerojnë se vjedhësi mund të ketë qenë thjesht një këmbësor që u ndal për të “shikuar brenda”.
Rruga nga dera e kishës shkon drejt Janjevës. Ligji e quan vjedhje të rëndë, por fati e quan rast të rrallë – sepse historia do të kishte qenë krejt ndryshe sikur dikush ta kishte mbyllur derën para se besimi të hynte në provë.
Redaksia Geg FM Radio15 janar 2026

Një histori sa qesharake aq edhe e pazakontë ka ndodhur në Angli me një tifoz të FC Barcelona, i cili përfundoi duke parë një ndeshje të divizionit të tretë anglez, ndërsa mendonte se po shkonte të ndiqte një përballje të UEFA Champions League. Tifozi spanjoll kishte udhëtuar nga Spanja për ta parë ndeshjen mes Newcastle […]

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Austri, ku një avion i kompanisë ajrore Ryanair është sekuestruar me urdhër të gjykatës për shkak të një borxhi prej vetëm 890 eurosh ndaj një pasagjereje. Rasti, i raportuar nga televizioni publik austriak ORF, ka tërhequr vëmendje të madhe në media për mënyrën se si u zbatua vendimi […]

Policia e Shtetit festoi 113 vjet ekzistencë, një moshë e nderuar ku normalisht pritet urtësi, reflektim dhe disiplinë… por në Mallakastër u vendos të festohet me stil “all inclusive”. Efektivë aktivë dhe në pension, kryetar bashkie, polici bashkiake dhe një tavolinë që fliste më shumë se fjalimet – me shishe, gota të mbushura dhe uniforma […]