Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.

Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin

Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se skiatarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, të cilat do të mbahen në Itali nga 6 deri më 22 shkurt 2026. Kiana Kryeziu ka siguruar kualifikimin duke përmbushur kriteret bazë olimpike në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, […]

Kosova dhe Bahamasi kanë shënuar një hap të ri në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënshkruar marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave, e cila u mundëson qytetarëve të të dy vendeve lëvizje të lirë pa viza. Marrëveshja është nënshkruar në Uashington gjatë ditës së djeshme nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara […]

Viti 2026 ka nisur me një sinjal pozitiv për Kombëtaren e Kosovës. “Dardanët” kanë hedhur një hap përpara në skenën ndërkombëtare, duke u ngritur për një pozitë në renditjen më të fundit të FIFA-s, të publikuar dje. Skuadra e drejtuar nga Franco Foda tani renditet në vendin e 79-të në botë, një lëvizje që vjen […]

Çdo vit më 20 janar, komuniteti muzikor shënon Dita e DJ-ve, një ditë kushtuar artistëve që kanë ndryshuar mënyrën se si përjetohet muzika. Kjo ditë nuk është një festë zyrtare ndërkombëtare, por është njohur dhe festuar gjerësisht në mbarë botën nga fansat dhe profesionistët e muzikës. Fillimet dhe origjina e termit Termi Disc Jockey (DJ) […]

Filmi triller psikologjik “The Housemaid” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke tejkaluar shifrën prej 200 milionë dollarësh në shitjet globale të biletave. Ky rezultat është veçanërisht mbresëlënës duke pasur parasysh se studioja Lionsgate ka investuar vetëm 35 milionë dollarë për realizimin e filmit. Filmi pati premierën më 19 dhjetor dhe arkëtoi […]

Vedat Muriqi po shkruan një kapitull të ri në karrierën e tij në La Liga. Sulmuesi kosovar, i njohur me nofkën “Pirati”, është bërë një nga lojtarët më vendimtarë të kampionatit spanjoll. Me 14 gola të shënuar këtë sezon, emri i tij shfaqet pranë emrave të mëdhenj si Mbappé, Ferran Torres dhe Lewandowski në listën […]

Futbollisti me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri, është nderuar me çmimin “Sportisti i Vitit 2025 i Bazelit”, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me klubin e tij. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Basler Sport-Champions 2025” u zhvillua të hënën në St. Jakobshalle, ku Shaqiri mori këtë vlerësim për kontributin e tij të madh si kapiten i ekipit. […]

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe, “Talia e Flakës 2026”, rikthehet në Gjilan me një program të pasur dhe emocionues për artdashësit. Me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatrit të Gjilanit, dhe në organizim nga Varg e Vi, ky festival do të ofrojë shfaqje të reja të dramës shqipe […]

Sipas Raportit të Paqes dhe Sigurisë – Normandy Index 2025, Kosova është renditur në vendin e 13-të në nivel global për shkallën e rrezikut për paqen dhe sigurinë. Ky raport është një instrument i avancuar analitik që vlerëson gjendjen e paqes, stabilitetin dhe kërcënimet hibride në rreth 140 vende të botës. Normandy Index përdoret si […]

Zoe Saldana ka arritur një moment historik në kinematografi, duke u bërë aktorja me fitimet më të larta në botë, duke kaluar Scarlett Johansson. Aktorja 47-vjeçare e ka arritur këtë rekord falë suksesit të filmit të tretë të sagës Avatar, “Avatar: Fire and Ash”, i cili i shtoi mbi 1.2 miliardë dollarë totalit të saj […]

Jim Donovan, ish-prezantuesi i njohur i lajmeve në CBS Philadelphia, ka arritur të hyjë zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness për koleksionin më të madh të çorapeve në botë, me gjithsej 1,531 palë unike. Pasioni i tij për çorapet shumëngjyrëshe dhe të dizajnuara me tema të ndryshme u bë i njohur ndër vite gjatë transmetimeve […]

Një safir vjollcë me peshë 3,563 karatë, që konsiderohet më i madhi i këtij lloji në botë, është prezantuar të shtunën në kryeqytetin e Sri-Lankës. Guri i çmuar, i quajtur “Star of Pure Land”, është certifikuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vlerësohet të ketë një vlerë prej 300 deri në 400 milionë dollarë, raporton agjencia “AP”. […]

Teatri Kombëtar i Kosovës hap vitin 2026 me premierën e shfaqjes “Gërrdia”, një dramë bashkëkohore dhe fituese e Konkursit të Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi” 2023. Premiera zhvillohet sot, 19 janar 2026, me fillim nga ora 20:00. Shfaqja është autorësia dhe regjia e Astrit Kabashit dhe trajton tema të ndjeshme shoqërore përmes një gjuhe skenike […]

Në rrethin Germencik të provincës Aydın, një surprizë e veçantë u dhurua për nxënësit dhe banorët, pasi prej shumë vitesh zona nuk kishte parë borë. Bashkia e Germencik organizoi sjelljen e borës duke përdorur tre kamionë të mbushur me borë të sjellë nga Izmiri. Fëmijët e shkollave lokale shijuan momentin duke luajtur me dëborë dhe […]

Brezi Z po përjeton një valë të fortë nostalgjie ndaj vitit 2016, duke e shndërruar këtë periudhë në një trend dominues në rrjetet sociale dhe platformat digjitale. Të dhënat e fundit tregojnë se kërkimet në TikTok për “2016” janë rritur me 452% brenda vetëm një jave, ndërsa mbi 1.6 milionë video po rikrijojnë estetikën, energjinë […]

Kosova do të prezantohet për herë të dytë radhazi në Forumin Ekonomik Botëror “Davos 2026” përmes iniciativës “House of Kosova”, me sloganin “Shtëpia e Kosovës, shtëpi e talentit”. Ky prezantim e radhit Kosovën në mesin e vetëm 25 shteteve në botë që kanë hapësirë të dedikuar përfaqësimi gjatë këtij forumi global. Në Davos, Kosova do […]

Kino Armata ka nisur një iniciativë të re kulturore të dedikuar për fëmijë dhe familje, duke hapur dyert çdo të diel, nga ora 12:00, me një program të posaçëm filmash për më të vegjlit. Ky program synon të ofrojë përvoja cilësore kinematografike, edukative dhe argëtuese për fëmijë, por edhe për prindërit që i shoqërojnë ata. […]

Shfaqja teatrale Hotel Grand, e krijuar dhe interpretuar nga Rebeka Qena dhe Armend Smajli, është njohur nga SEEstage si një nga performancat më me ndikim të vitit 2025. Revista e njohur për teatrin në Evropën Juglindore e vlerësoi produksionin për thellësinë emocionale dhe përvojën unike që ofron audiencës. Premiera e veprës u zhvillua në Barabar […]

Lahuta, instrumenti tradicional i Shqipërisë së Veriut, mbetet një nga simbolët më të rëndësishëm të identitetit dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Tingujt e saj përcjellin historitë malësore, legjendat dhe eposin e Kreshnikëve, duke udhëtuar më shpejt se njerëzit në rrugët e Malësisë dhe duke ruajtur traditën brez pas brezi. Nga kjo trashëgimi e pasur kulturore vjen […]

RC Cola sapo ka nisur kampanjën e re “RC American Moments”, një iniciativë që rikujton konsumatorët se RC Cola është brendi i parë vendor me licencë amerikane, me prejardhje dhe bazë në SHBA. Kjo kampanjë synon të theksojë identitetin amerikan të RC Cola, duke e lidhur atë me traditën dhe cilësinë e njohur globalisht, ndërsa […]
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin