GEG.FM
Po lidhet…

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe, “Talia e Flakës 2026”, rikthehet në Gjilan me një program të pasur dhe emocionues për artdashësit.
Me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatrit të Gjilanit, dhe në organizim nga Varg e Vi, ky festival do të ofrojë shfaqje të reja të dramës shqipe nga 24 deri më 28 janar 2026.
Të gjitha shfaqjet do të zhvillohen në Teatrin e Gjilanit, duke filluar çdo mbrëmje nga ora 20:00, dhe hyrja është falas për publikun.
Programi i plotë i festivalit është si vijon:
24 janar – Teatri i Tetovës prezanton “Dramë për të qesh”.
25 janar – INTEGRA e Prishtinës sjell “Sytë e ujkut”.
26 janar – Teatri i Ferizajt vjen me “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”.
27 janar – Shfaqja nikoqire e Teatrit të Gjilanit, “God bless America”, jo garuese.
28 janar – Festivali mbyllet me “Gërrdia” nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Ky event ofron një mundësi unike për të përjetuar dramat më të fundit shqipe dhe për të mbështetur artin e skenës në Kosovë. Mirë se vini në “Talia e Flakës 2026”!
Redaksia Geg FM Radio20 janar 2026

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]