GEG.FM
Po lidhet…

Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se skiatarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, të cilat do të mbahen në Itali nga 6 deri më 22 shkurt 2026.
Kiana Kryeziu ka siguruar kualifikimin duke përmbushur kriteret bazë olimpike në tri disiplina të skijimit alpin: sllallom, sllallom të madh dhe super sllallom të madh. Bazuar në këto rezultate, ajo do të garojë në të tri disiplinat në Olimpiadën Dimërore, duke shënuar paraqitjen e saj të dytë olimpike, pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Ndërkohë, Drin Kokaj ka fituar të drejtën e pjesëmarrjes olimpike në disiplinën e sllallomit, pas rezultateve të arritura në garat kualifikuese ndërkombëtare. Për Kokajn, Milano Cortina 2026 do të jetë hera e parë që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike.
Në procesin e kualifikimit ishin të përfshirë edhe skitarë të tjerë kosovarë. Lirika Deva përmbushi kriteret në disiplinat sllallom dhe sllallom të madh, ndërsa Vokshi në sllallom të madh. Sipas rregullave të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, çdo shtet mund të përfaqësohet me nga një sportist për secilën gjini. Në këtë kuadër, përzgjedhja u bë mbi bazën e kritereve teknike dhe rezultateve krahasuese, ku Kryeziu u përzgjodh për shkak të kualifikimit në më shumë disiplina, ndërsa Kokaj për shkak të pikëve më të favorshme në sllallom.
Me këtë përfaqësim, Kosova vazhdon prezencën e saj në ngjarjen më të madhe sportive dimërore në botë, duke synuar paraqitje dinjitoze dhe përfaqësim sa më të mirë në arenën olimpike ndërkombëtare.
Redaksia Geg FM Radio21 janar 2026
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Aktori me prejardhje shqiptare Dashmir Ristemi luan rolin kryesor në filmin e ri zviceran “Von dem, was bleibt”, i cili nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të