Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.

Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin

Në shkollat daneze, një koncept unik po ndryshon mënyrën se si kuptohet edukimi: “Klassens tid”. Gjatë një periudhe javore të dedikuar, nxënësit e moshës 6 deri në 16 vjeç përqendrohen në zhvillimin e empatisë, komunikimit dhe aftësive sociale. Në këto seanca, fëmijët diskutojnë emocionet, marrëdhëniet ndërpersonale dhe mënyrat për të dëgjuar, kuptuar dhe respektuar njëri-tjetrin. […]

Në zemër të Helsinkit, përballë Parlamentit finlandez, Biblioteka Oodi po tregon se si mund të duket biblioteka e shekullit XXI. Nuk është thjesht vend për lexim – ajo është një qendër pune, mësimi, kulture dhe bashkëpunimi qytetar, e vizituar nga gjysma e 1.3 milionë banorëve të qytetit çdo muaj. Oodi nuk ndalet tek librat: në […]

Mes viteve ’80, muzika ishte një shpërthim energjie dhe kreativiteti. Kur rock-u mbante stadiumet me këngë ikonike, synth-et formësuan të ardhmen dhe yjet e pop-it u bënë legjenda globale. MTV lulëzonte, refrenet ishin të mëdha dhe këto këngë nuk ishin thjesht hite – ato ishin momente kulturore. Në 2026, disa prej tyre mbushin 40 vjet, […]

Nikolas Bushi, i riu shqiptar që jeton prej vitesh në SHBA, po tërheq vëmendje me një talent të veçantë – ventrilokizmin, artin e të folurit pa lëvizur buzët. Pas disa vizitave në Shqipëri, këtë tetor ai u rikthye për “Albania’s Got Talent” dhe u bë një nga emrat më të komentuar të finales, falë interpretimit […]

Dashuria e përjetshme e Romeo e Julieta do të marrë jetë në akull! Shfaqja spektakolare “Romeo & Juliet ON ICE” po vjen në Tiranë dhe Prishtinë, duke sjellë një kombinim të rrallë të patinazhit artistik, muzikës dhe dramatikës klasike të Shekspirit, në një interpretim krejtësisht të veçantë. Eksperienca premton emocione të forta për çdo spektator, […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po e sheh me kujdes çdo hap të fundit të procesit zgjedhor. Rezultatet përfundimtare janë ende në pritje, derisa të përfundojë shqyrtimi i ankesave për administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, theksoi për RTKlive se vetëm pas këtij procesi, Komisioni do të procedojë […]

Një natë e mbushur me shkëlqim dhe emocione, ku flladi i artit kinematografik dhe televiziv përplaset me debatet e publikut – kjo ishte Golden Globe 2026. Filmi “One Battle After Another” i Paul Thomas Anderson shkëlqeu, duke rrëmbyer katër çmime, përfshirë filmin më të mirë komedi/muzikal, regjinë dhe skenarin më të mirë. Por kategorizimi i […]

Në një mëngjes të ftohtë janari, qyteti i Gjilanit u mbush me emocion dhe kujtim, teksa manifestimi mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2026” hapi dyert me homazhe tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve. Fillimi i këtij edicioni përkon me përvjetorin e vrasjes së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, duke rikthyer në kujtesë guximin dhe […]

Evropa ka një mbret të ri në botën e automobilizmit. Në Panairin e Automobilave në Bruksel, Mercedes CLA u shpall zyrtarisht Makina Evropiane e Vitit, duke mposhtur bindshëm gjashtë finalistë të tjerë dhe duke marrë vëmendjen e gjithë industrisë. Në një ceremoni të zhvilluar me votim në stilin e Eurovisionit, 59 anëtarët e jurisë nga […]

Në një seancë që u cilësua si moment kyç për të ardhmen e qytetit, Kuvendi i Komunës së Gjilanit miratoi sot buxhetin për vitin 2026 me 33 vota për. Vendimi shënon një hap të rëndësishëm drejt planifikimit dhe realizimit të projekteve zhvillimore për komunën. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, bëri të ditur se gjatë shqyrtimit […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 02:00 të mëngjesit të së premtes, më 9 janar 2026, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i fletëvotimeve të fundit nga votimi me postë jashtë Kosovës. Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, thotë se është mbyllur i […]

Me 11 janar, në Gjilan, fillon manifestimi tradicional mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, i cili këtë vit rikthehet me një program të pasur kulturore, artistike, letrare dhe përkujtimore. Ky festival, që shtrihet deri më 31 janar, kthehet në një qendër të kulturës shqiptare, duke mbledhur mijëra artistë dhe artdashës nga të gjitha trevat shqiptare. Historia e […]

Para se të bëhej pjesë e koleksioneve tona muzikore, CD-ja nisi si një eksperiment i teknologjisë së re. Në vitet e fundit të viteve ’70, Sony dhe Philips, dy gjigantët që krijuan formatin e CD-së, nisën të testonin kapacitetet e saj për ruajtjen e zërit dixhital. Për këtë, ata zgjodhën regjistrime klasike, dhe një nga […]

Ina Kosturi, violiniste dhe kompozitore shqiptare dhe profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim Origjinal” në sezonin e katërt të Saint-Saëns International Music Competition në Angli, raporton albinfo.ch. Kosturi u rendit e para në të gjitha kategoritë e këtij konkursi prestigjioz për vitin 2025 […]

Ky rezultat përfaqëson një rritje prej 3.81 pikësh krahasuar me mesataren e vitit të kaluar, e cila ishte 97.19. Sipas të dhënave më të fundit të renditjes së mesatares së IQ-së për vitin 2026, Shqipëria arriti një mesatare prej 101 pikësh, duke e vendosur vendin në vendin e 19-të globalisht. Renditja është publikuar nga faqja […]

UNESCO ka prezantuar një projekt të ri që synon mbrojtjen dhe promovimin e shkrimit të dorës, një aftësi që po vihet gjithnjë e më shumë në rrezik si pasojë e dominimit të teknologjive digjitale në jetën e përditshme dhe në arsim. Sipas organizatës, përdorimi masiv i tastierave, telefonëve inteligjentë dhe ekraneve me prekje ka zëvendësuar […]

Dimri është sezoni kur ditët bëhen më të shkurtra, ajri më i ftohtë dhe dëbora krijon peizazhe të qeta dhe të bukura. Në këtë kohë, njerëzit kërkojnë ngrohtësi pranë familjes dhe miqve, por edhe freski që zgjon shqisat dhe bën momentet e përditshme më të këndshme. Royal Beverage, lider në pijet jo-alkoolike në Kosovë, e […]

Flossie është macja më e vjetër e verifikuar në botë, dhe emri i saj figuron në Librin Guinness të Rekordeve të Botës si rekordi aktual i jetëgjatësisë për një mace të gjallë. Ajo ka lindur më 29 dhjetor 1995 dhe jeton në Orpington, Angli me pronaren e saj Victoria Green. Organizata Guinness World Records konfirmoi […]

Bibla njihet si libri më i shitur në histori, me miliarda kopje të shpërndara në të gjithë globin. Ajo është përkthyer në qindra gjuhë, duke e bërë atë një nga veprat më të përhapura dhe më të lexuara në botë. Përveç shitjeve masive, Bibla është gjithashtu një nga librat më të vjedhur, si në formën […]

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar të dhënat zyrtare mbi emrat më të përzgjedhur të foshnjave të lindura në Kosovë gjatë vitit 2025, duke ofruar një pasqyrë interesante të trendeve që kanë dominuar në regjistrimin civil të lindjeve. Sipas kësaj liste, prindërit kanë shfaqur një prirje të qartë drejt emrave të shkurtër dhe modernë. […]
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin