GEG.FM
Po lidhet…

Ina Kosturi, violiniste dhe kompozitore shqiptare dhe profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim Origjinal” në sezonin e katërt të Saint-Saëns International Music Competition në Angli, raporton albinfo.ch.
Kosturi u rendit e para në të gjitha kategoritë e këtij konkursi prestigjioz për vitin 2025 me veprën e saj “Koncert për violinë dhe orkestër”, duke shënuar një sukses të rëndësishëm për muzikën shqiptare dhe duke u bërë shqiptarja e parë e vlerësuar në konkurset e WOMCO-së.
Në rrjetet sociale, ajo u shpreh mirënjohëse për këtë vlerësim, duke theksuar se çmimi përfaqëson një motivim të veçantë dhe një nisje të bukur për vitin 2026.
Saint-Saëns International Music Competition, pjesë e WOMCO – Organizata Botërore e Konkurseve Muzikore Online, përfshin juristë dhe artistë ndërkombëtarë dhe vlerëson kompozimin, performancën dhe kërkimin akademik.
Kompozimet e Ina Kosturit janë interpretuar nga studentët e saj dhe janë publikuar nga Universal Edition në Vjenë, ndërsa më parë ajo është vlerësuar edhe në konkurse ndërkombëtare në Evropë dhe SHBA.
Redaksia Geg FM Radio9 janar 2026


Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësinë e një klikimi, dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Pikërisht për këtë arsye, çdo vit më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Verifikimit të Fakteve – një iniciativë globale që vendos në qendër të vëmendjes fuqinë e së vërtetës. Si […]

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po zgjeron ndikimin e saj përtej muzikës, duke marrë rolin e kuratores për edicionin 2026 të London Literature Festival. Ngjarja do të mbahet në Southbank Centre nga 21 tetori deri më 1 nëntor, duke përkuar edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor. Në këtë rol të ri, […]