GEG.FM
Po lidhet…

Para se të bëhej pjesë e koleksioneve tona muzikore, CD-ja nisi si një eksperiment i teknologjisë së re. Në vitet e fundit të viteve ’70, Sony dhe Philips, dy gjigantët që krijuan formatin e CD-së, nisën të testonin kapacitetet e saj për ruajtjen e zërit dixhital.
Për këtë, ata zgjodhën regjistrime klasike, dhe një nga më të famshmet ishte Simfonia Nr. 9 e Beethovenit.
Ky repertor nuk ishte zgjedhur rastësisht: gamë dinamike e pasur, nuancat e detajuara dhe fuqia emotive e simfonisë e bënin atë ideale për të demonstruar cilësinë e lartë të zërit që CD-të mund të ofronin.
Pas këtyre testimeve, në 1982 u lançua CD-ja e parë komerciale, dhe ajo që shënoi historinë ishte “The Visitors” nga ABBA.
Kjo shenjoi një revolucion në mënyrën se si muzika ruhej dhe dëgjohej: CD-të ofronin zë të pastër, rezistencë ndaj konsumimit dhe kapacitet për të ruajtur albumet e plota pa humbje të cilësisë, gjë që vinte në kontrast të fortë me kasetat dhe vinilet e kohës.
Që atëherë, CD-ja ndryshoi përjetësisht industrinë e muzikës, duke hapur rrugën për formatet dixhitale dhe përvojën moderne të dëgjimit.
Nga Simfonia e Beethovenit që testoi kufijtë e teknologjisë, tek hitet pop që mbushin raftet e koleksioneve, CD-ja tregoi se muzika mund të jetojë në mënyrë të përjetshme, me çdo tingull të ruajtur me precizion.
Redaksia Geg FM Radio9 janar 2026

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]