Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se votimi në ambasada dhe konsullata do të zhvillohet më 27 dhjetor. Në faqen zyrtare, KQZ ka sqaruar procedurat e votimit, duke theksuar se të drejtë vote kanë vetëm qytetarët që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike. Votuesit identifikohen me një dokument të vlefshëm të […]

Aktorja kosovare Fatlume Bunjaku është zgjedhur ndër dhjetë talentet më premtuese të aktrimit në Evropë për vitin 2026, në kuadër të programit prestigjioz European Shooting Stars. Përzgjedhja është realizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, bazuar në performancën e saj në filmin Hana, me regji të Ujkan Hysajt. Vlerësimi i kandidatëve është bërë nga një juri […]

Mbrëmja finale e edicionit të tetë të konkursit mbarëkombëtar të poezisë “KultStrofa” mbahet sonte, më 15 dhjetor, nga ora 19:00, në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë. Ky konkurs organizohet nga gazeta online për art dhe kulturë, KultPlus, dhe ka për qëllim promovimin e krijimtarisë poetike shqiptare nga të gjitha trojet. Për këtë edicion janë aplikuar […]

Festivali Sunny Hill, një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më të njohura muzikore në rajon, ka fituar Çmimin për Impakt Ekonomik 2025, në kuadër të gala-mbrëmjes “THE BEST OF KOSOVA 2025”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Ky vlerësim njihet për rëndësinë e tij në njohjen e iniciativave që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik […]

Opera e Kosovës sjell për publikun një ngjarje të veçantë muzikore me koncertin përmbyllës të vitit 2025, duke prezantuar fragmente nga kryevepra e Wolfgang Amadeus Mozart, Die Zauberflöte (Flauti Magjik), në një interpretim koncertal. Nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit Peter Valentovič, zërat e rinj të Operës së Kosovës do të sjellin emocionet dhe bukurinë […]

Filharmonia e Kosovës ju fton të gjithëve të merrni pjesë në Koncertin e Vitit të Ri 2026, i cili do të mbahet më 20 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Në këtë mbrëmje muzikore, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të […]

Portieri i FC Drita, Faton Maloku, ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke luajtur ndeshjen e 200-të me klubin. Kjo arritje e jashtëzakonshme vjen pas një rrugëtimi të gjatë dhe të përkushtuar, ku Maloku ka treguar aftësi, disiplinë dhe besnikëri ndaj fanellës së Dritës. Kontributi i tij në skuadër dhe performancat […]

Në një ceremoni të veçantë, shkrimtari i njohur i letrave shqipe, Ibrahim Kadriu, u nderua me çmimin më të lartë që Komuna e Gjilanit mund të japë – “Nderi i Qytetit”. Çmimin ia dorëzoi Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, z. Kushtrim Zeqiri, në emër të Kryetarit të Komunës, z. Alban Hyseni. Ky nderim vjen si […]

Stand Up Fest 4 po rikthehet në Teatrin e Qytetit në Gjilan, më 26 dhe 27 dhjetor, nga ora 19:00 deri në 21:00, ku arti i stand up-it do të marrë formë në performanca të përqendruara, duke ofruar një përvojë të pasur të humorit dhe interpretimit skenik. Organizuar nga Organizata “Varg e Vi”, festivali ofron […]

Ka ëndrra që fillojnë herët, me sytë nga qielli, dhe ka rrugë që kërkojnë disiplinë, durim dhe shumë orë pune. Për Lirik Qerimin, kjo rrugë ka marrë sot një drejtim të ri dhe më të qartë: ai është diplomuar në Global Aviation School në Athinë, duke hedhur një hap të madh drejt realizimit të ëndrrës […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas KQZ-së, rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur votimin përmes postës do të pajisen me fletëvotime përmes dërgesave postare në adresat e […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar në Anagni – i njohur si qyteti i Papëve – me Çmimin Bonifacio VIII, i ndarë nga Akademia Bonifaciana. Ky çmim i është dhënë në vlerësim të angazhimit të saj institucional për paqen dhe kontributit të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndërfetar, raporton KosovaPress. […]

Ministria e Kulturës ka mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për dramë origjinale shqipe “Katarina Josipi” për vitin 2025, një ngjarje që riktheu në fokus fjalën dramatike shqipe dhe autorët që po e ndërtojnë teatrin e së tashmes. Në një konkurs që synon të vlerësojë zërat autentikë dhe temat bashkëkohore të dramaturgjisë shqipe, Astrit […]

Sonte, e hënë, 15 dhjetor, nga ora 20:00, skena e Teatrit të Gjilanit shndërrohet në një zyrë hetimi ku asgjë nuk është ashtu siç duket. Komedia teatrale “The Public Eye” e dramaturgut të njohur Peter Shaffer, me regji të Shkelzen Berishës, vjen për publikun gjilanas me një interpretim që shkon përtej humorit klasik. Në qendër […]

RC Cola, brend amerikan me traditë mbi 100 vjet, sot prodhohet me krenari në Kosovë nga Royal Beverage – duke sjellë një pije të freskët, cilësore dhe të besueshme, të bërë vendshëm me licencë origjinale amerikane. Në çdo festë, darkë familjare apo moment gëzimi, RC Cola është shndërruar në pjesë të traditës sonë. Familjet tona […]

Këngëtarja, aktorja dhe producentja britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur për projektet e saj më të fundit gjatë një interviste në Deadline Studio, në kuadër të Red Sea International Film Festival. Ora ka ndarë detaje rreth projektit të ri “Fyre Fest The Musical”, të cilin po e prodhon bashkë me bashkëshortin e saj, […]

Aktori britanik Callum Turner po shihet si kandidati kryesor për ta trashëguar rolin legjendar të James Bond, sipas raportimeve të fundit të mediave britanike dhe industrisë së filmit. Turner, 35 vjeç, i njohur për paraqitjet në Fantastic Beasts, The Boys in the Boat dhe Green Room, ka marrë hov të madh në garën për rolin […]

OpenAI ka prezantuar zyrtarisht GPT-5.2, versionin më të ri dhe më të fuqishëm të modelit të saj të inteligjencës artificiale, i ndërtuar për detyra komplekse intelektuale, analizë të avancuar dhe kërkime të thelluara. Sipas OpenAI, GPT-5.2 shënon përmirësime të ndjeshme në shkrimin e kodit, përpunimin e dokumenteve të mëdha, analizën e të dhënave dhe kërkimin […]

Forca e Sigurisë së Kosovës po fton nxënësit e Shkollave të Mesme të Ulëta të bëhen më të vetëdijshëm. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ajo ka nisur ligjërata me temën “Rreziku nga mjetet piroteknike”, duke synuar të informojë dhe sensibilizojë të rinjtë mbi pasojat e përdorimit të këtyre mjeteve, veçanërisht gjatë festave. Në secilën […]

Në qytetin jugor të Zvicrës, Lugano, jetesa digjitale po merr një tjetër dimension. Rreth 350 biznese – nga restorantet e dyqanet deri te shërbimet komunale – tashmë pranojnë pagesa me bitcoin, duke e vendosur qytetin në hartën evropiane të kriptovalutave. Madje, edhe McDonald’s i qytetit ka futur mundësinë e pagesës përmes telefonit me bitcoin. Kjo […]
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!