GEG.FM
Po lidhet…

Këngëtarja, aktorja dhe producentja britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur për projektet e saj më të fundit gjatë një interviste në Deadline Studio, në kuadër të Red Sea International Film Festival.
Ora ka ndarë detaje rreth projektit të ri “Fyre Fest The Musical”, të cilin po e prodhon bashkë me bashkëshortin e saj, regjisorin fitues të çmimit Oscar, Taika Waititi, si dhe ka komentuar rikthimin e saj në rolin e Mbretëreshës së Zemrave në filmin e ardhshëm të Disney-t, Descendants: Wicked Wonderland.
Musikali i ri bazohet në historinë reale të festivalit të dështuar “Fyre Fest” dhe po zhvillohet nga një ekip i njohur i industrisë së filmit dhe muzikës. Muzika po realizohet nga Paul Epworth, kompozitori i hitit të James Bond “Skyfall”, ndërsa skenari dhe regjia janë në duart e Bryan Buckley. Në projekt është i përfshirë edhe David Korins, dizajneri i skenës së “Hamilton”.
Rita Ora tregoi se reagimi i publikut ndaj këtij projekti i ka befasuar:
“U habitëm. Mendonim se si do të reagonin njerëzit. Por na pëlqeu historia. Edhe unë vetë isha në dilemë atëherë, nëse duhej të shkoja si performuese apo jo. Na intrigonte psikologjia e gjithë ngjarjes dhe deri ku shkojnë njerëzit për të qenë pjesë e diçkaje.”
Ajo theksoi se humori karakteristik i Taika Waititi-t, i kombinuar me përvojën e saj muzikore, i ka dhënë projektit një energji të veçantë. Rita Ora la të kuptohet se premiera mund të zhvillohet në Londër:
“Kush e di, ndoshta fillon në West End. Jam vajzë angleze dhe West End është shtëpia ime, megjithëse edhe Broadway është një ëndërr. Gjithçka varet nga energjia e duhur.”
Rita Ora do të rikthehet gjithashtu në rolin e Queen of Hearts në filmin e ri të Disney-t, Descendants: Wicked Wonderland. Ajo u shpreh se ky rol ka një peshë të veçantë për të:
“Është një rol ikonik. Helena Bonham Carter dhe shumë aktore të mëdha e kanë interpretuar më parë. Doja të sillja qasjen time, versionin tim të këtij personazhi.”
Ora foli me entuziazëm edhe për bashkëpunimin me Brandy, e cila luan rolin e Cinderellës:
“Brandy është idhulli im, si në muzikë ashtu edhe në aktrim. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti.”
Rita Ora vazhdon të ndërtojë një karrierë të gjerë dhe shumëdimensionale, duke qenë aktive njëkohësisht në muzikë, film, televizion dhe produksion, dhe duke dëshmuar se mbetet një nga artistet më dinamike dhe të kërkuara të momentit.
Redaksia Geg FM Radio13 dhjetor 2025

Kinematografia kosovare ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të saj në arenën ndërkombëtare. Regjisori Visar Morina ka fituar çmimin prestigjioz “World Cinema Dramatic Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival 2026, me filmin e tij më të ri Shame and Money. Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më të larta për filmin ndërkombëtar […]

Filmi i ri artistik “Zbardhje”, i regjisores kosovare Kaltrina Krasniqi, ka hyrë zyrtarisht në fazën e xhirimeve në Prishtinë, duke shënuar projektin e saj të radhës pas suksesit ndërkombëtar të filmit Vera Andrron Detin. Ky film, që ishte premiera e saj e parë me metrazh të gjatë, u prezantua në garën Orizzonti në kuadër të […]

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po vazhdon të zgjerojë karrierën e saj edhe në botën e aktrimit. Projekti i saj më i ri filmik, “He Bled Neon”, pati premierën në festivalin prestigjioz South by Southwest, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për filmin, muzikën dhe teknologjinë që zhvillohet çdo vit në Austin. Filmi […]