Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!

Festat e fundvitit janë koha kur mblidhemi me njerëzit tanë të dashur, ndajmë tryezën, buzëqeshjet dhe momentet që mbeten gjatë në kujtesë. Në këtë atmosferë të ngrohtë festive, Red Rain Energy Drink vjen si simbol i energjisë, shijes dhe stilit modern që i jep ritëm çdo feste. Me dizajnin e tij karakteristik dhe shijen freskuese, […]

Më 25 dhjetor, Gjilani bëhet shtëpia e një filmi që nuk shikohet vetëm me sy, por ndjehet me krejt qenien. “Krejt e Thirrin Rexhën”, me regji të Iber Dearit, shfaqet për herë të parë për publikun gjilanas në Teatrin e Qytetit, nga ora 20:00. Ky film na çon në një fshat ku koha ecën pak […]

Këtë sezon festiv, një hit i vjetër ka bërë histori në skenën muzikore globale. Klasiku i përjetshëm i Wham!, “Last Christmas”, ka arritur vendin e parë në tabelën Billboard Global 200, duke sfiduar dominimin e këngës së Mariah Carey, “All I Want for Christmas Is You”, e cila ka mbajtur fronin e kësaj liste për […]

Teksa qyteti përgatitet për festat e fundvitit, Komuna e Gjilanit ka vendosur të vendosë rregull dhe qetësi. Kryetari Alban Hyseni ka nxjerrë një urdhëresë zyrtare për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike, përkatësisht fishekzjarrëve, në hapësirat publike të qytetit. Vendimi është marrë në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 […]

Një kombinim i thjeshtë shifrash është shndërruar në objekt prestigji dhe gare të fortë financiare. Targa e makinës së Cyrihut “ZH 11” është shitur për 262,000 franga zvicerane në një ankand online, duke tërhequr vëmendje të madhe dhe interes të jashtëzakonshëm nga ofertuesit. Edhe pse shifra mbetet nën rekordin prej 299,000 CHF të paguara në […]

Nga rrugët e Vushtrrisë deri në majën e Samitit të Mauna Kea, rrugëtimi i Pranvera Hysenit tingëllon si një histori që zakonisht lexohet në libra, por që sot po shkruhet në realitet. Shkencëtarja kosovare ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke operuar teleskopët më të avancuar të NASA-s në një nga qendrat më të rëndësishme […]

Më 20 dhjetor 2025, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, do të mbahet Dance Show Festival 2025, një ngjarje kulturore me karakter kombëtar dhe rajonal, që synon promovimin e artit të kërcimit dhe talentit të ri. Festivali do të mbledhë në një skenë të vetme mbi 300 balerinë dhe kërcimtarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, si dhe nga disa […]

SU COLLECTION është adresa ideale për meshkujt që kërkojnë veshje moderne, elegante dhe të kuruara me stil. Me një fokus të veçantë në kostume me klas, SU COLLECTION ofron modele që reflektojnë finesë, siguri dhe identitet, duke e bërë çdo paraqitje të veçantë dhe profesionale. Përveç kostumeve elegante, në SU COLLECTION gjeni edhe veshje të […]

Në hapje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryetari dhe kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, prezantoi në Prizren programin qeverisës që fokusohet te zhvillimi ekonomik, mirëqenia e qytetarëve, arsimi, shëndetësia, drejtësia, mbrojtja dhe politika e jashtme. Hamza premtoi rritje pagash deri në 50 për qind për mësimdhënësit, mjekët, policët, zjarrfikësit dhe […]

Në hapje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, prezantoi në Mitrovicë programin dhe zotimet kryesore të mandatit të ardhshëm qeverisës. Ai foli për një sërë masash sociale, ekonomike dhe infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e vendit. Kurti premtoi […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarisht hapi sonte fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Prishtinë, duke prezantuar programin qeverisës dhe vizionin për të ardhmen e vendit. Kryetari Ramush Haradinaj theksoi se prioriteti i AAK-së do të jetë dyfishimi i pagave dhe pensioneve, mbështetja e familjeve dhe siguria e qytetarëve. “Shtylla e parë e […]

Në ditën e parë të fushatës elektorale, Gjilani u mbush me shpresë dhe besim, teksa qytetarët i dhanë mbështetje të plotë Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke shënuar zyrtarisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, foli para turmës së qytetarëve, duke theksuar se kjo mbështetje është një shenjë […]

Veprimtarja e njohur Feride Rushiti është vlerësuar me Çmimin “European of the Year 2025”, njohje kjo për angazhimin e saj të qëndrueshëm në mbrojtje të dinjitetit njerëzor. Për herë të parë pas dhjetë vjetësh, ceremonia e ndarjes së këtij çmimi u shënua nga dhënia e dy vlerësimeve, duke reflektuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj kontributeve që […]

Vetëm disa orë na ndajnë nga sfida emocionuese e UEFA Conference League, ku FC Drita do të përballet me Rayo Vallecano në Madrid. Para këtij përballjeje, trajneri Zekirija Ramadani dhe kapiteni Besnik Krasniqi folën në konferencën për media, duke shprehur ambiciet dhe përgatitjet e ekipit. Ramadani theksoi se, megjithëse Vallecano ka përvojë në La Liga […]

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve shqiptarë po arrijnë suksese të spikatura në diasporë, duke u bërë emra të njohur në skenën politike, profesionale dhe sociale. Sllovenia është padyshim një nga shtetet evropiane ku mundësitë për arsimim, punësim dhe avancim profesional janë të mëdha. Në këtë histori suksesi spikat Ganimete Shala, e cila ka hyrë […]

Festivali i Këngës 64 vijon sonte me natën e tij të dytë konkurruese, një mbrëmje që premton emocione, talent dhe surpriza të veçanta për publikun. Prezantuesja e festivalit do të hapë mbrëmjen me një moment artistik të veçantë, ndërsa 14 artistë do të interpretojnë këngët e tyre, duke sjellë ngjyra të ndryshme muzikore dhe ritme […]

Glassdoor, platforma e njohur për vlerësime të punëdhënësve dhe informacion mbi tregun e punës, ka shpallur “lodhjen” si fjalën e vitit 2025. Kjo zgjedhje reflekton realitetin sfidues që po përjetojnë shumë njerëz në punë dhe në jetën e përditshme. Viti 2025 u karakterizua nga zhvillime të shpejta teknologjike, pasiguri në tregun e punës dhe rritje […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për vendin pak para mesnatës së mbrëmshme, nga Samiti BE–Ballkani Perëndimor që u mbajt në Bruksel. Presidentja Osmani tha se pas takimeve intensive dhe diskutimeve me liderët e Bashkimit Evropian, është marrë vendimi për heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës, të […]

Ceni Plastech është emri që ka vendosur standarde të larta në tregun tonë për dyer dhe dritare, duke ofruar cilësi të padiskutueshme nga marka e njohur Trocal. Me një gamë të gjerë produktesh që përshtaten për çdo stinë, ambient dhe projekt ndërtimi, Ceni Plastech sjell ngrohtësi, qetësi dhe stil në çdo hapësirë. Dritaret dhe dyert […]

Pas një pritjeje të gjatë, grupi legjendar kosovar Marigona do të performojë më 18 korrik 2026 në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, një koncert që premton energji të papërsëritshme dhe hitet më të dashura të publikut. Nga dje, biletat Early Bird janë në shitje në rave-travel.com dhe janë të limituara, ndaj fansat e […]
Larry mbetet në Downing Street: macoku që “mbijetoi” edhe një kryeministër tjetër
Për Botën!