GEG.FM
Po lidhet…

Pas një pritjeje të gjatë, grupi legjendar kosovar Marigona do të performojë më 18 korrik 2026 në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, një koncert që premton energji të papërsëritshme dhe hitet më të dashura të publikut.
Nga dje, biletat Early Bird janë në shitje në rave-travel.com dhe janë të limituara, ndaj fansat e muzikës së mirë këshillohen të sigurojnë vendin e tyre sa më shpejt.
Marigona është një nga grupet më të suksesshme shqiptare, themeluar në vitin 1991 në Mitrovicë nga Faton Kurteshi. Vokalisti i grupit, Vullnet Sefaja, ka qenë pjesë e tij që nga fillimi, duke kontribuar në identitetin unik të grupit. Me dekada përvojë në muzikë dhe pjesëmarrje në festivale të ndryshme, Marigona ka krijuar këngë që janë bërë hit në të gjithë trojet shqiptare.
Kujtojmë albumet e grupit, hitet e të cilave mbeten të paharrueshme dhe dëgjohen edhe sot:
“O lop’t e mia” (1995)
“Mitrovica” (2000)
“Sonte (EP)” (2002), kënga me të njëjtin titull fitoi çmimin e parë në festivalin Showfest 2002
“Marigona Live” (2004)
“Në mes nesh” (2004), duet me këngëtaren shqiptare Anjeza Shahini, që u bë hit i menjëhershëm
Ky koncert është një mundësi unike për të përjetuar energjinë e Marigonës live, një përzierje të muzikës moderne dhe emocioneve të pakrahasueshme që vetëm ky grup di të sjellë.
Mos e humbisni këtë natë të paharrueshme – siguroni biletën tuaj Early Bird tani në rave-travel.com dhe bëhuni pjesë e një nate që do të mbahet mend gjatë!
Redaksia Geg FM Radio17 dhjetor 2025

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]