Po lidhet…
Arkivi
Lajmet, historitë, intervistat dhe përmbajtjet më të fundit nga redaksia e Geg FM Radio. Më të rejat i gjeni sipër, ndërsa arkivin e plotë më poshtë.
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!

DeFacto, një nga markat më të njohura të modës turke, nis sezonin e festave me zbritjen e fundvitit, e cila ka filluar më 23 dhjetor dhe do të vazhdojë deri më 4 janar. Për të gjithë adhuruesit e modës, kjo është mundësia perfekte për të përfituar nga 50% zbritje në artikullin e dytë në produktet […]

Nën dritat e një përballjeje të shumëpritur, Drita tregoi fytyrën e kampiones duke dominuar Prishtinën dhe duke marrë një fitore të pastër 2:0, në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës. Gjilanasit e nisën takimin me vendosmëri dhe e mbyllën pjesën e parë me avantazh të dyfishtë, duke i dhënë tonin gjithë mbrëmjes. Momenti i […]

Arijeta Rexhepi, e lindur më 7 korrik 1976 në Gjilan, ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në shërbim të arsimit dhe të komunitetit. Ajo përfundoi studimet në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin Matematikë–Informatikë, duke vendosur themelet e një përvoje profesionale që sot shtrihet mbi 25 vjet në mësimdhënie. […]

Pas një periudhe të gjatë pauze nga skena muzikore, Leona Lewis po përgatitet të rikthehet fuqishëm. Këngëtarja britanike, e njohur për zërin e saj të veçantë dhe fitimin e “X Factor” në 2006, ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e saj të parë pas më shumë se dhjetë vitesh, me publikim të planifikuar […]

Sot zhvillohet një nga sfidat më të pritshme të javës në Superligën e Kosovës, ku Drita dhe Prishtina përballen në një duel me ndikim të madh në renditjen e tabelës. Ndeshja nis në orën 13:00. Prishtina hyn në këtë përballje nga pozita e dytë, me 30 pikë nga 17 ndeshje, tre pikë prapa liderit FC […]

Fshati i vogël Saint-Colomban-des-Villards, i vendosur në Alpet franceze, ka marrë një vendim të paprecedent për sezonin dimëror: ski do të jetë plotësisht falas për të gjithë vizitorët. Ky vendim është marrë pas një situate financiare të rënduar të stacionit të ski-së, i cili ka regjistruar deficit prej afro 25 vitesh. Vetëm vitin e kaluar, […]

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 23 dhjetor deri më 15 janar 2026, të gjitha qendrat për pajisje me dokumente personale do të ofrojnë shërbime për qytetarët me orar të zgjatur, deri në orën 18:00. Sipas Ministrisë, edhe dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune, dhe […]

Komuniteti shqiptar në Zvicër është pasuruar së fundmi me një organizatë të re me mision të qartë shoqëror dhe kulturor. Është themeluar zyrtarisht Oda e Grave Shqiptare në Zvicër (ODGSH), një shoqatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e cila synon fuqizimin, mbështetjen dhe integrimin e grave shqiptare në shoqërinë zvicerane. Që nga themelimi i saj, […]

Pas Australisë, e cila në dhjetor ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, vendet evropiane po shqyrtojnë hapa të ngjashëm për të mbrojtur fëmijët në botën digjitale. Franca, Spanja, Italia, Greqia dhe Gjermania janë në faza të ndryshme të diskutimeve ligjore, duke synuar kufizime të moshës dhe mekanizma kontrolli prindëror. Në Danimarkë, […]

Më 24 dhjetor 2025, qyteti i Prishtinës do të ndezet me magjinë e jazz-it dhe swing-ut në koncertin gala “SINATA – Frank Sinatra Gala Concert”, që do të mbahet në Kino Armata. Publiku do të përjetojë një mbrëmje të veçantë, ku artistë dhe muzikantë vendorë e ndërkombëtarë do të sjellin në skenë shpirtin e legjendës […]

Viti 2025 ka qenë një vit i paharrueshëm për futbollin kosovar. Përfaqësuesja e Kosovës nisi vitin nga vendi i 99-të në renditjen e FIFA-s, por falë një serie rezultate mbresëlënëse nën drejtimin e trajnerit Franco Foda, përfundon vitin në vendin e 80-të, duke shënuar ngritjen më të madhe të ndonjë kombëtareje në botë këtë vit. […]

Një ons ari ka arritur një nivel që nuk është parë për më shumë se 40 vjet – mbi 4,400 dollarë. Çmimi i këtij metali të çmuar ka nisur vitin me 2,600 dollarë, por pritjet për ulje të normave të interesit nga banka qendrore e SHBA-së, së bashku me tensionet gjeopolitike dhe tarifat tregtare, e […]

Kosova ka bërë një tjetër hap të madh në rrugën e saj diplomatike. Presidentja Vjosa Osmani bëri të ditur se Bahamas, shteti i 121-të që njeh pavarësinë e Kosovës, ka rënë dakord për heqjen reciproke të vizave me vendin tonë. Lajmi u konfirmua pas takimit të saj në Washington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher […]

Sonte, më 22 dhjetor, dhe nesër, më 23 dhjetor, Teatri i Gjilanit hap dyert për edicionin e sivjetëm të Festivalit të Teatrit të Shkollave të Mesme, një ngjarje që sjell në skenë energjinë, kreativitetin dhe pasionin e të rinjve për artin e teatrit. Nxënës nga shkolla të ndryshme të mesme do të prezantojnë shfaqje që […]

Eljesa Rashiti, e lindur më 5 mars 2001 në Gjilan, është një nga kandidatët më premtues për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE. Eljesa ka ndjekur një rrugë të shkëlqyer akademike, duke përfunduar studimet bachelor në Inxhinieri Softuerike në Universitetin “Kadri Zeka”, ku u dallua si studente e shquar dhe bursiste për tre vite me […]

Autoritetet kineze kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe online që tregojnë histori dashurie midis burra shumë të pasur (CEO ose miliarderë) dhe vajzave të varfra ose me jetë të thjeshtë. Sipas qeverisë, këto përmbajtje po ndikojnë negativisht tek vajzat e reja, duke i bërë të mendojnë se suksesi dhe lumturia vijnë vetëm […]

Klubi i futbollit Drita ka përjetuar një nga netët më të lavdishme në historinë e tij, duke dominuar mbrëmjen gala të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK). Kjo mbrëmje festive, e mbajtur për të vlerësuar më të mirët e vitit 2025, u shndërrua në një festë të vërtetë për Dritën, pas sukseseve të […]

Nata finale e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH solli emocione të forta dhe një fitues të padiskutueshëm. Këngëtari shkodran Alis shkëlqeu në skenë me këngën “Nân”, duke rrëmbyer vlerësimin maksimal të jurisë dhe mbështetjen e fuqishme të publikut, për të dalë fitues i këtij edicioni. Me këtë triumf, Alis siguron të drejtën për […]

Republika e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Komonuelthi i Bahamas e ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bërë shteti i 121-të që e njeh vendin tonë. Lajmi u konfirmua nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila njoftoi se njohja është […]

Festat e fundvitit janë koha kur mblidhemi me njerëzit tanë të dashur, ndajmë tryezën, buzëqeshjet dhe momentet që mbeten gjatë në kujtesë. Në këtë atmosferë të ngrohtë festive, Red Rain Energy Drink vjen si simbol i energjisë, shijes dhe stilit modern që i jep ritëm çdo feste. Me dizajnin e tij karakteristik dhe shijen freskuese, […]
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!