GEG.FM
Po lidhet…

Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve shqiptarë po arrijnë suksese të spikatura në diasporë, duke u bërë emra të njohur në skenën politike, profesionale dhe sociale.
Sllovenia është padyshim një nga shtetet evropiane ku mundësitë për arsimim, punësim dhe avancim profesional janë të mëdha.
Në këtë histori suksesi spikat Ganimete Shala, e cila ka hyrë në histori si asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e qytetit të Lubjanës.
E lindur në Pejë, por e rritur dhe e shkolluar në Lubjanë, Shala përfaqëson gjeneratën e mërgimtarëve që kanë gërshetuar rrënjët shqiptare me përvojën dhe mundësitë evropiane.
Fillimet nuk ishin të lehta. Siç tregon vetë Ganimetja:
“E nisa shkollimin në vitin e parë të gjimnazit, në moshën 14 vjeçare. Përveç moshës, gjithçka ishte e re për mua – gjuha, kultura dhe mënyra e jetesës. Megjithatë, me përkushtim dhe punë të vazhdueshme, ia dola të tejkaloj çdo vështirësi.”
Sot, ajo është magjistre në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe ka një karrierë mbi 29-vjeçare në sektorin publik slloven. Fillimi i saj profesional në Telekomin e Sllovenisë i hapi rrugën për shumë arritje:
“Telekomi ishte për mua një shkollë e re, një familje e re. Aty kam mësuar çfarë do të thotë kultura e punës. Sllovenët janë shumë seriozë dhe punëtorë; secili e di përgjegjësinë e vet.”
Nga praktikante në call center deri në menaxhere e disa kompanive bijë, rruga e saj është shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit. Me krenari, Ganimet Shala thekson:
“Në dhjetor të vitit 2025 do të mbush plot 30 vjet stazh pune të rregullt në këtë kompani.”
Historia e saj është një dëshmi e qartë se mërgimtarët shqiptarë mund të arrijnë sukses të qëndrueshëm dhe të bëjnë ndryshim, duke ndërtuar ura mes kulturës së origjinës dhe mundësive evropiane.
Redaksia Geg FM Radio18 dhjetor 2025
I lindur nga prindër shqiptarë në Itali, Emanuele Muhaxhiri po ndërton emrin e tij në artin e picës, duke fituar vlerësime në garat më të njohura të këtij profesioni.

Aktori me prejardhje shqiptare Dashmir Ristemi luan rolin kryesor në filmin e ri zviceran “Von dem, was bleibt”, i cili nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës më 18 qershor.

Dua Lipa dhe Callum Turner festuan martesën e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili, ku sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një vend të veçantë zunë edhe elementet e kulturës shqiptare. Muzika dhe vallet shqiptare u bënë pjesë e festimeve, duke sjellë në qendër rrënjët e artistes me origjinë nga Kosova. Në dasmën ku morën pjesë mbi 200 të ftuar nga bota e muzikës, filmit dhe modës, performuan edhe muzikantë shqiptarë, ndërsa ngjarja u cilësua nga shumë media si një nga dasmat më të