Po lidhet…
Lajmet më të fundit nga kultura në vend dhe botë – film, muzikë, teatër, letërsi, art dhe ngjarje kulturore.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Një vit pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur gjilanas, Isa Jakupi, familja, miqtë dhe artistët e qytetit u mblodhën në një vend që mbart një domethënie të thellë për jetën dhe krijimtarinë e tij — godinën e vjetër të Shkollës së Muzikës, sot Muzeu Etnografik i Gjilanit. Aty ku ai kishte kaluar vitet […]

Filmi “Krejt e Thirrin Rexhën” me regji të Ibër Deari, me 5 dhjetor do të shfaqet për herë të parë para komunitetit shqiptar në Stamboll, duke shënuar një moment të rëndësishëm për afirmimin e kulturës dhe gjuhës shqipe jashtë vendit. Ky film i gjatë ka pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe është vlerësuar me […]

Teatri i qytetit të Gjilanit, prej orës 20:00, hap dyert për publikun me shfaqjen “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, një vepër nga Jeton Neziraj në regji të Agon Myftarit. Ky produksion i Teatrit Adriana në Ferizaj ofron një udhëtim krejt ndryshe në botën e artit dhe kulturës tonë, duke sjellë një satirë të guximshme, qesharake […]

Skena e talent show-it “We Sing” në ATV u ndez mbrëmë nga interpretimi i jashtëzakonshëm i Ilda Nuhiut, e cila u shpall fituese e edicionit me performancën brilante të këngës “Adagio” nga Lara Fabian. Mes një gare të fortë dhe talentesh të shumta nga mbarë trevat shqiptare, Ilda arriti të spikaste me vokalin e saj […]

Pas jehonës së madhe që pati në Prishtinë, Baleti Kombëtar i Kosovës është gati të pushtojë skenat italiane me kantatën skenike “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro. Ky projekt monumentale, që bashkon fuqinë e Filharmonisë së Kosovës dhe Operës së Kosovës, ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e jashtëzakonshme se si ndërthur muzikën korale me […]

Në Bavari, një nga qendrat më të njohura të artit skenik në Evropë, tenori shqiptar Granit Musliu ka shkruar një faqe të re në karrierën e tij. Ai u nderua me çmimin prestigjioz Kunstförderpreis 2025 në kategorinë e Artit Skenik, një nga vlerësimet më të rëndësishme që Ministria e Kulturës e Bavarisë jep për artistët […]

Kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundimin e votimit për European Festival Awards, ku Sunny Hill Festival është i nominuar në kategorinë e Festivaleve të Mesme, një prej çmimeve më prestigjioze në industrinë muzikore evropiane. Kjo garë e rëndësishme i jep festivalit edhe një mundësi tjetër për të forcuar ndikimin dhe praninë e […]

Është zyrtare: kënga e dashur e Krishtlindjeve, All I Want for Christmas Is You e Mariah Carey, rikthehet në Billboard Hot 100 më herët se kurrë. Për javën e 15 nëntorit, kënga u rendit në vendin e 31-të, duke shënuar një rikthim rekord për këtë klasik festiv. Për herë të parë, rikthimi i saj në […]

Trailer-i i shkurtër i filmit biografik “MICHAEL”, dedikuar legjendës së muzikës Michael Jackson, ka arritur një sukses historik në ditët e para të publikimit. Brenda vetëm 24 orëve, trailer-i ka regjistruar 116.2 milionë shikime, duke u bërë trailer-i më i parë në shikime në historinë e biografive muzikore. Ky projekt ka tërhequr vëmendjen globale falë […]

Filmi shqiptar “Luna Park”, i cili është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në garën për Oscar 2026 në kategorinë “Filmi më i mirë i huaj”, vjen për herë të parë me premierë në Kosovë më 19 nëntor 2025 në Cineplexx, Albi Mall. Në këtë ngjarje pritet të jenë prezent kasti i filmit dhe njëri nga […]

Më 28 Nëntor, legjendat e skenës globale MIND AGAINST zbarkojnë për herë të parë në Kosovë, në Gate Club, një prej hapësirave më karakteristike të jetës së natës në kryeqytet, ku publiku gjithmonë është pjesë e performancës dhe çdo mbrëmje mbetet në mendje e histori edhe gjatë. Nëse e njihni skenën elektronike, atëherë e dini […]

Komedia e zezë “Togeri nga Inishmori” rikthehet sonte në skenën e Teatrit të Gjilanit, në orën 19:00, me reprizën e saj të 21-të. Pas një serie shfaqjesh të suksesshme dhe interesit të madh nga publiku, ekipi artistik vjen sërish për të sjellë humorin e errët, tensionin dhe surprizat që e kanë bërë këtë shfaqje një […]

Shqipëria po ecën drejt një faze të re transformimi turistik, me fokus të veçantë në jugun e vendit. Sipas “Travel and Tour World”, investimet e mëdha në infrastrukturë, urbanizim dhe shërbime publike synojnë të përmirësojnë as përvojën e turistëve, as cilësinë e jetës për komunitetet lokale. Projekti kap vlerën prej 70 milionë eurosh, ndërsa po […]

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e një nisme të fuqishme humanitare këtë dimër në Mbretërinë e Bashkuar. Fushata, e mbështetur nga organizata Comic Relief, synon të ndihmojë refugjatët, personat e pastrehë dhe familjet që përballen me pasiguri ushqimore. Fillimi i projekteve të para është mundësuar falë një fondi prej 500,000 […]

Edicioni i 13-të i “Prishtina Jazz Festival” ka nisur me kontrast të fortë mes kaosit teknik dhe bukurisë muzikore që e karakterizon këtë ngjarje. Organizimi, sfidat dhe atmosfera kanë krijuar një tablo të veçantë për natën e parë, ku jazzi ka triumfuar pavarësisht pengesave të para. Sallë e transformuar, atmosferë intime dhe problem i papritur […]

Erëza Suka, vajza e ish-futbollistit të njohur Bekim Suka, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën muzikore gjermane. E rritur në Perëndim, me rrënjë nga Suhareka, Erëza po befason publikun dhe jurinë me vokalin e saj të fuqishëm në spektaklin prestigjioz “The Voice of Germany”. Në paraqitjen e fundit, ajo dha një performancë […]

Gazeta ikonike “Rilindja”, një prej monumenteve më të rëndësishme të historisë kulturore dhe mediale të Kosovës, po rikthehet në formatin e saj të plotë digjital. Kjo nismë po realizohet falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Arkivit Shtetëror të Kosovës. Biblioteka Kombëtare ka filluar procesin e plotësimit të koleksionit të digjitalizuar të “Rilindjes”, […]

Një histori personale që përshkon dhimbjen dhe guximin e një familjeje shqiptare po merr formë në ekranin e madh. Producenti kosovar Fitim Krasniqi po realizon një film ndërkombëtar për luftën në Kosovë, që tregon nga fillimi deri në fund të tragjedisë, përfshirë masakrën e Reçakut. Për të bërë këtë projekt monumental, ai ka bashkuar 71 […]

Në një kohë kur bota shpesh harron të qeshë, një grup artistësh po niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm për të rikthyer buzëqeshjen tek më të vegjlit. Projekti më i ri i ANAMOUR Cultural Organization, me titullin “Teatri Fluturues”, do të ketë premierën e tij më 12 nëntor, në ora 13:00, para Teatrit të Qytetit […]

Filmi i metrazhit të gjatë “HANA”, nën regjinë e Ujkan Hysaj, ka bërë hapin e madh drejt audiencës ndërkombëtare: do të shfaqet në edicionin e 56-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Goa, Indi, kështu duke shënuar një premierë botërore për kinemanë nga Kosova. Një projekt me psikologji të rrëfimit të thellë “HANA” trajton një […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!