GEG.FM
Po lidhet…

Në Bavari, një nga qendrat më të njohura të artit skenik në Evropë, tenori shqiptar Granit Musliu ka shkruar një faqe të re në karrierën e tij. Ai u nderua me çmimin prestigjioz Kunstförderpreis 2025 në kategorinë e Artit Skenik, një nga vlerësimet më të rëndësishme që Ministria e Kulturës e Bavarisë jep për artistët me arritje të spikatura dhe ndikim të qartë në skenën kulturore gjermane.
Çmimi iu dorëzua nga Ministri i Shtetit për Kulturën të Bavarisë, Markus Blume, duke nënvizuar rolin e Musliut si ambasador i talentit dhe pasionit skenik në Gjermani dhe më gjerë. Nga skena e Bayerische Staatsoper deri te performancat në Dresden, Hamburg, Kopenhagen, Lausanne dhe Sanxay, Musliu ka spikatur me interpretimet e tij të thella dhe të ndjera.

“Ky çmim është një nder i jashtëzakonshëm dhe një vulosje e rrugëtimit tim artistik,” tha Musliu, duke shtuar se kjo njohje shënon edhe një kapitull të ri në karrierën e tij dhe i jep shtysë të vazhdojë me guxim dhe pasion në skenat ndërkombëtare.
Një arritje e tillë nuk është vetëm suksesi i një artisti, por edhe një moment krenarie për skenën kulturore shqiptare, që po dëshmon se talenti i kombit tonë po shkëlqen në arenën e madhe evropiane.
Redaksia Geg FM Radio21 nëntor 2025

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë […]