GEG.FM
Po lidhet…

Kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundimin e votimit për European Festival Awards, ku Sunny Hill Festival është i nominuar në kategorinë e Festivaleve të Mesme, një prej çmimeve më prestigjioze në industrinë muzikore evropiane. Kjo garë e rëndësishme i jep festivalit edhe një mundësi tjetër për të forcuar ndikimin dhe praninë e tij në skenën ndërkombëtare.
Votimi është i hapur online dhe të gjithë mbështetësit e Sunny Hill mund të japin votën e tyre duke vizituar linkun zyrtar të votimit: surveymonkey.com/r/publicvoting25, ku mjafton të përzgjidhet kategoria për festivale të mesme dhe të votohet për festivalin e Prishtinës. Organizatorët theksojnë se çdo votë është e rëndësishme për ta çuar festivalin edhe një hap më pranë titullit të festivalit më të mirë në Evropë.
Vitin e kaluar, Sunny Hill u rendit në mesin e pesë festivaleve më të mira të kategorisë, një arritje që dëshmoi cilësinë artistike, organizative dhe ndikimin e tij në industrinë kreative. Nominimi edhe këtë vit vjen si konfirmim i vazhdimësisë së standardeve të larta, kontributit kulturor dhe rëndësisë së festivalit në skenën muzikore mbarëbotërore.
I mbajtur çdo vit në Prishtinë, Sunny Hill ka sjellë në Kosovë disa prej emrave më të mëdhenj ndërkombëtarë të muzikës, përfshirë Dua Lipa, Calvin Harris, J Balvin, Martin Garrix, Action Bronson, Skepta, Burna Boy, Miley Cyrus, Fatboy Slim, Shawn Mendes, Bebe Rexha, Stormzy, Black Coffee, The Martinez Brothers, Peggy Gou, Anyma dhe shumë artistë të tjerë të njohur globalisht. Këto line-up të fuqishme e kanë pozicionuar festivalin si një prej ngjarjeve muzikore më tërheqëse të rajonit.
Organizatorët i kanë ftuar sot të gjithë përkrahësit, partnerët dhe komunitetin e gjerë që të votojnë dhe ta mbështesin festivalin në këto orë të fundit, duke ndihmuar që Sunny Hill të vazhdojë të shkëlqejë në skenën evropiane dhe të njihet si një prej festivaleve më të rëndësishme të kontinentit.
Redaksia Geg FM Radio19 nëntor 2025

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë […]