Po lidhet…
Lajmet më të fundit nga kultura në vend dhe botë – film, muzikë, teatër, letërsi, art dhe ngjarje kulturore.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Sonte, Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton premierën e katërt për vitin 2025: “Bolero & Bach La Oriental”, një shfaqje dypjesëshe nga koreografi me famë botërore Mehmet Balkan. Ngjarja do të zhvillohet në AMC Hall me fillim në ora 20:00. Audienca mund të përjetojë një kombinim unik të ritmeve klasike dhe orientale, duke shndërruar skenën në […]

Nga Gjilani në Çikago – rrugëtimi i Anila Aliut po shndërrohet në një histori frymëzimi për talentin shqiptar në botën e muzikës klasike. Pianistja 25-vjeçare ka triumfuar në garën prestigjioze “CCPA Concerto Competition” të Chicago College of Performing Arts, duke fituar vendin e parë mes pianistëve të rinj nga e gjithë bota. E lindur më […]

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë fton publikun në mbrëmjen e tretë të ciklit kulturor “Netët e Filmit Shqiptar”, e cila do të mbahet të mërkurën, më 29 tetor 2025, në orën 20:00, në Kino Armata në Prishtinë. Në fokus të kësaj ngjarjeje do të jetë shfaqja e filmit artistik “Vdekja e Kalit” (1992), […]

Peja Jazz rikthehet me edicionin e gjashtë, duke bashkuar edhe një herë komunitetin e dashamirëve të muzikës jazz. Festivali zhvillohet gjatë katër mbrëmjeve me performanca nga artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që sjellin nuancat e ndryshme të këtij zhanri të pasur dhe emocionues. Çka filloi si një iniciativë spontane për të bashkuar njerëzit në kohëra izolimi […]

Një nga filmat më të vlerësuar të vitit rikthehet në ekranet e Prishtinës këtë javë. Filmi “Krejt e Thirrin Rexhën”, me regji të Iber Dearit dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, do të shfaqet në Kino ABC, të premten më 24 tetor, duke filluar nga ora 20:00. Ky projekt i veçantë është një përzierje e […]

Nga 27 deri më 31 tetor 2025, Prishtina dhe Prizreni do të kthehen në epiqendrat e muzikës bashkëkohore me edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “ReMusica”. Ky eveniment kulturor i rëndësishëm, i organizuar me mbështetjen e institucioneve lokale dhe ndërkombëtare, do të sjellë një program ambicioz me fokus në temën “Contrasts”, duke eksploruar […]

Nga “Era” e deri te klasikët e AC/DC, Lenny Kravitz apo Kylie Minogue, Dua Lipa ka ndezur skenat ndërkombëtare me një eksperiencë të veçantë këtë vit në turneun “Radical Optimism”. Artistja dhe grupi i saj kanë interpretuar 57 këngë të ndryshme, duke bërë homazh për artistët dhe qytetet ku performojnë, duke sjellë një repertor të […]

Sonte, e hënë, Teatri i Qytetit në Gjilan hap dyert për një udhëtim të veçantë në botën virtuale me shfaqjen “Chatroom” nga Enda Walsh. Pesë të rinj, një dhomë virtuale dhe një pyetje që ndez gjithçka: sa larg mund të shkojë një bisedë online? Kjo shfaqje dramatike sjell një realitet ku fjalët bëhen armë, miqësitë […]

Nga rrugët e Gjilanit deri në skenën e madhe të “Këngës Magjike” – ky është rrugëtimi i Ermal Demirit, artistit të ri që po hyn fuqishëm në botën e muzikës shqiptare. Me zërin e tij të ngrohtë dhe interpretimin plot shpirt, ai prezantohet me këngën “Për ty e për mu”, një baladë R&B që përzien […]

Teatri i Qytetit të Gjilanit hap skenën për shfaqjen ndërkombëtare “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, me premierë nesër, 17 tetor, në orën 20:00 dhe reprizën e parë të shtunën, 18 tetor, po në të njëjtën orë. Ky projekt kulturor unik bashkon histori të largëta nga Kosova dhe Afrika e Jugut, duke […]

Në mbrëmjen e premierës së filmit “Era”, në sallën e mbushur të Cineplexx Albi Mall, një publik i përzier mes artdashësve dhe profesionistëve të filmit përjetoi një udhëtim emocional drejt viteve të ’90-ta. Mes tyre ishte edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili pas shfaqjes ndau fjalë të ngrohta për krijimin e regjisores dhe skenaristes Parta […]

lli shqiptar i pop-it, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm jashtë skenës muzikore: ajo ka përfunduar me sukses provimin e gjuhës spanjolle në nivelin GCSE dhe tani është gati të fillojë studimet për A-Level. Lajmin e bukur, Dua e ndau vetë me fansat përmes një Instagram story, ku shihej duke mbajtur me […]

Rowan Atkinson, i njohur për rolin e tij ikonë si Mr. Bean, rikthehet në ekranin e vogël me një komedi të re festive në Netflix, të titulluar “Man vs Baby”. Ky projekt vjen pas suksesit të madh të serisë “Man vs Bee”, që solli shumë të qeshura dhe u pëlqye nga audienca ndërkombëtare. Në këtë […]

Opera e Kosovës sjell një ngjarje të jashtëzakonshme muzikore më 21 tetor, duke e ndezur skenën me veprën e famshme të Astor Piazzolla-s – “María de Buenos Aires”. Ky produksion unik, që ndërthur tangon, poezinë dhe teatrin, do të shfaqet në kuadër të festivalit PrIVocalFest, duke premtuar një përvojë të rrallë artistike për publikun vendas. […]

Pas promovimit të filmit Kiss Of The Spider Woman në Manhattan me ish-bashkëshortin Ben Affleck, ylli 56-vjeçar Jennifer Lopez ka kaluar tek projekti i ri i saj, duke u parë të premten, më 10 tetor 2025, duke xhiruar për filmin The Last Mrs. Parrish në New York, sipas raportimeve të Daily Mail. Ajo rrëmbeu vëmendjen […]

Në një hap historik për industrinë muzikore, Kosova zyrtarizoi themelimin e “Kosova Music Rights Society” (KMRS), organizatës së parë në vend që do të menaxhojë dhe mbrojë të drejtat e autorëve, kompozitorëve, interpretuesve dhe producentëve të muzikës. Ceremonia e lansimit u mbajt sot, më 15 tetor 2025, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe […]

Filmi i gjatë artistik “Odiseja e Gëzimit”, me skenar dhe regji të Zgjim Terziqit, do ta ketë premierën botërore në Cairo International Film Festival, një nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare, pjesë e 15 festivaleve të kategorisë “A” të akredituara nga Federation of Film Producers Associations. Edicioni i 46-të i festivalit do të mbahet nga 12 […]

Në Gjilan po vjen një shfaqje që nuk flet vetëm me fjalë, por me heshtje, plagë dhe kujtesë. “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, ngjitet premierë më 17 dhe 18 tetor në Teatrin e Gjilanit. Një rrëfim që përzien Kosovën e viteve […]

Pas shumë vitesh, ikonë e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, rikthehet për të dhuruar një eksperiencë të veçantë për publikun e saj. Këngët që kanë shoqëruar një epokë dhe kanë mbetur të paharrueshme në kujtesën kolektive do të ringjallen në një koncert që premton emocione të forta dhe nostalgji të veçantë. Ky rikthim nuk është thjesht […]

Radio Televizioni Shqiptar ka zbuluar sot artistët pjesëmarrës në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës, nën drejtimin artistik të Elhaida Danit. Ky vit sjell 28 këngëtarë, duke përfshirë emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve të famshëm dhe zëra të rinj që debutojnë në skenën e Festivalit. Në garë janë këngëtarë si […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!