GEG.FM
Po lidhet…

Peja Jazz rikthehet me edicionin e gjashtë, duke bashkuar edhe një herë komunitetin e dashamirëve të muzikës jazz. Festivali zhvillohet gjatë katër mbrëmjeve me performanca nga artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që sjellin nuancat e ndryshme të këtij zhanri të pasur dhe emocionues.
Çka filloi si një iniciativë spontane për të bashkuar njerëzit në kohëra izolimi e pasigurie, tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme që rikthehet çdo vjeshtë dhe dimër, duke zgjuar qytetin nga qetësia dhe rutinat e zakonshme.
“Prej 23 deri më 26 tetor, çdo mbrëmje nga ora 20:00, festivali Peja Jazz fton të gjithë dashamirët e muzikës jazz për të eksploruar së bashku magjinë e këtij zhanri, dhe për t’u bërë pjesë e jetësimit të skenës kulturore të qytetit, duke rikujtuar madhështinë që muzika dikur kishte për komunitetin lokal dhe nostalgjinë e një të kaluare të artë”, njofton ekipi i Peja Jazz.
Festivali hapet me Ilir Bajri Trio, ku Ilir Bajri do të performojë në piano, Visar Kuçi në kitarë-bas dhe Enes Beu në bateri. Ky koncert introspektiv sjell një dialog mes instrumenteve, ku mendimi shndërrohet në tingull dhe secili dëgjon po aq sa luan. Një mbrëmje e ndërtuar mbi shkëmbimin e intuitave, ku muzika hap hapësira mes dritës dhe hijes, sigurisë dhe dyshimit, duke krijuar një përvojë të thellë emocionale për audiencën.
Biografitë e detajuara të artistëve:
👉 Ilir Bajri Trio – Peja Jazz VI
Në mbrëmjen e dytë, skenës së Kinemasë “Jusuf Gërvalla” i bashkohet Adrien Brandeis, pianist dhe kompozitor francez. Ai njihet për kombinimin unik të jazz-it evropian me ritmet latine dhe ka fituar çmime të rëndësishme si Letter One Rising Stars Jazz Award dhe UNAC New Talent Jazz Grand Prix.
Adrien ka performuar në skena prestigjioze ndërkombëtare, nga Blue Note Shanghai te La Fenice në Venecia. Pas sukseseve me albumet Euforia, Meetings dhe Siempre más allá, në 2025 ai rikthehet me projektin e ri “Resurgence”, duke shënuar një kapitull të ri në rrugëtimin e tij muzikor.
Redaksia Geg FM Radio22 tetor 2025

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë […]