GEG.FM
Po lidhet…

Në mbrëmjen e premierës së filmit “Era”, në sallën e mbushur të Cineplexx Albi Mall, një publik i përzier mes artdashësve dhe profesionistëve të filmit përjetoi një udhëtim emocional drejt viteve të ’90-ta. Mes tyre ishte edhe Kryeministri Albin Kurti, i cili pas shfaqjes ndau fjalë të ngrohta për krijimin e regjisores dhe skenaristes Parta Kelmendi.
“‘Era’ është film që ngjan më i vërtetë se një dokumentar,” – shkroi Kurti, duke vlerësuar mënyrën se si historia e personazhit të Era Gashit, të luajtur mjeshtërisht nga Zana Berisha, pasqyron diskriminimin dhe ankthin e asaj kohe. Ai kujtoi vitet pas suprimimit të autonomisë së Kosovës, periudhë e mbushur me padrejtësi, humbje dhe vendime të vështira për mbijetesë.
Sipas Kurtit, filmi nuk flet vetëm për të kaluarën, por për kujtesën kolektive që ende formëson shoqërinë tonë. “Edhe para luftës nuk kishim paqe,” – shkroi ai, duke e quajtur “Era-n” një kujtesë të gjallë të guximit, dhimbjes dhe shpresës që ka ndërtuar identitetin tonë.
Redaksia Geg FM Radio17 tetor 2025

Kinematografia kosovare ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme të saj në arenën ndërkombëtare. Regjisori Visar Morina ka fituar çmimin prestigjioz “World Cinema Dramatic Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival 2026, me filmin e tij më të ri Shame and Money. Ky çmim konsiderohet një nga vlerësimet më të larta për filmin ndërkombëtar […]

Filmi i ri artistik “Zbardhje”, i regjisores kosovare Kaltrina Krasniqi, ka hyrë zyrtarisht në fazën e xhirimeve në Prishtinë, duke shënuar projektin e saj të radhës pas suksesit ndërkombëtar të filmit Vera Andrron Detin. Ky film, që ishte premiera e saj e parë me metrazh të gjatë, u prezantua në garën Orizzonti në kuadër të […]

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po vazhdon të zgjerojë karrierën e saj edhe në botën e aktrimit. Projekti i saj më i ri filmik, “He Bled Neon”, pati premierën në festivalin prestigjioz South by Southwest, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për filmin, muzikën dhe teknologjinë që zhvillohet çdo vit në Austin. Filmi […]