GEG.FM
Po lidhet…

Në një kohë kur bota shpesh harron të qeshë, një grup artistësh po niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm për të rikthyer buzëqeshjen tek më të vegjlit.
Projekti më i ri i ANAMOUR Cultural Organization, me titullin “Teatri Fluturues”, do të ketë premierën e tij më 12 nëntor, në ora 13:00, para Teatrit të Qytetit në Gjilan, dhe do të jetë falas për të gjithë fëmijët.
Kjo shfaqje unike për fëmijë, e konceptuar si një teatër mobil, do të udhëtojë me furgon nëpër Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Ferizaj, duke e çuar artin përtej skenës tradicionale në shkolla, parqe, lagje e hapësira publike, aty ku arti është më i nevojshëm: pranë fëmijëve.
“Teatri Fluturues” rrëfen historinë e katër personazheve të veçantë – një klaun të trishtuar, një vajzë që ruan ngjyrat në kuti, një kompozitor të tingujve të harruar dhe një zyrtar që zbulon shpirtin e fëmijës brenda vetes. Të katërt së bashku ndërtojnë një teatër pa mure, pa skenë e pa bileta, një vend ku imagjinata dhe gëzimi janë biletat e vetme për hyrje.
Regjinë e kësaj shfaqjeje poetike e mban Erson Zymberi, ndërsa në role interpretojnë Safete Mustafa, Alban Shahiqi, Gani Rrahmani dhe Blendi Arifi. Kostumet janë krijuar nga Leudita Hyseni, organizimin e mban Dhurim Ismaili – Dajki, grafikat nga Besar Rexhepi, ndërsa Ernest Zymberi është menaxheri i projektit.
“Teatri Fluturues” është më shumë se një shfaqje, është një udhëtim përmes imagjinatës, lojës, muzikës dhe lëvizjes, që synon t’i kujtojë fëmijëve (dhe të rriturve) se arti është një frymë që nuk ndalet kurrë.
Ky projekt është realizuar nga ANAMOUR Cultural Organization, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.
A post shared by Anamour – Cultural Organization (@anamour.ks)
Redaksia Geg FM Radio11 nëntor 2025

Sonte, në skenën e Teatri i Gjilanit, publiku është i ftuar të përjetojë një histori që fillon shumë thjesht, me një darkë mes miqsh, por që shpejt shndërrohet në një reflektim mbi të vërtetën, besimin dhe gënjeshtrën. Shfaqja “Gënjeshtra”, e shkruar nga Florian Zeller dhe me regji të Ekrem Sopi, sjell në skenë një komedi […]

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]

Sonte, më 5 shkurt 2026, Teatri i Gjilanit hap perdet për premierën e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”. Ora shënon 20:00, ndërsa publiku ftohet të hyjë në një rrëfim që lind nga paslufta dhe flet drejtpërdrejt me të tashmen. Me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës, shfaqja vendoset në Kosovën e pasluftës. Përmes këngës, humorit të […]