GEG.FM
Po lidhet…

Më 28 Nëntor, legjendat e skenës globale MIND AGAINST zbarkojnë për herë të parë në Kosovë, në Gate Club, një prej hapësirave më karakteristike të jetës së natës në kryeqytet, ku publiku gjithmonë është pjesë e performancës dhe çdo mbrëmje mbetet në mendje e histori edhe gjatë.
Nëse e njihni skenën elektronike, atëherë e dini që MIND AGAINST nuk janë thjesht DJ, por krijues të një universi të tërë tingujsh. Një super duo italiane, e lidhur ngushtë me labelin gjigant AFTERLIFE, një prej platformave më të rëndësishme të muzikës elektronike në botë.
Stili i tyre është një kombinim hipnotik i techno-s melodike, atmosferave kinematografike dhe tensionit emocional që rritet nga minuta në minutë.
Setet e MIND AGAINST janë të njohura për ndërtimin e një udhëtimi të thellë, ku publiku jo vetëm që vallëzon, por e përjeton deri në detaj atmosferën dhe energjinë.
Ata kanë performuar në festivale gjigante dhe skena ikonike nga Amsterdam Dance Event, Tomorrowland, Cercle, Awakenings, e deri te klubet legjendare në Berlin, Ibiza dhe New York.
Prishtina është tashmë në listën e tyre — këtë të premte i kemi në Gate Club.
Natën do ta nisë SIDERAL, DJ italian i njohur për ritme futuriste dhe energji të pandalshme, për të vazhduar me DANDARA, një prej emrave më të dashur vendorë, që di ta ndjejë pulsin e publikut të Prishtinës dhe t’ia japë skenës atmosferë organike që vetëm.
SIDERAL dhe Dandara krijojnë një rrjedhë perfekte deri te kulmi i natës me MIND AGAINST.
Biletat i gjeni në rave-travel.com.
Redaksia Geg FM Radio18 nëntor 2025

Bebe Rexha ka shkruar një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore. Kënga e saj më e re, “New Religion”, arriti vendin e parë në The UK’s Biggest Chart Show, duke e vendosur shqiptaro-amerikanen në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Momenti i shpalljes së fituesit u shoqërua me emocione të mëdha, pasi Bebe e priti […]

Më 15 maj, Prishtina pritet të përjetojë një nga netët më të rëndësishme të muzikës elektronike të këtij sezoni. Në AMC Hall, një nga hapësirat më të mëdha për evente në kryeqytet, do të zhvillohet një program që bashkon emra të njohur ndërkombëtarë dhe artistë nga skena rajonale, duke e kthyer qytetin në një pikë […]

Rruga drejt skenës së madhe të Eurovisionit tashmë ka marrë edhe një formë vizuale. Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Nan”, me të cilën këngëtari shqiptar Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026. Videoklipi është publikuar në kanalin zyrtar të Eurovision në YouTube dhe vjen me titra në gjuhën angleze, në mënyrë […]