Po lidhet…
Lajmet më të fundit nga kultura në vend dhe botë – film, muzikë, teatër, letërsi, art dhe ngjarje kulturore.
Formësimi i paqes përmes së vërtetës
Për Vendin
QKUK i rikthen dëgjimin pacientes pas 18 vitesh
Lajmi që Duam!
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!
Punëtorët në Indi po trajnojnë robotët e së ardhmes duke filmuar jetën e përditshme
Për Botën!
Gërmia fiton betejën, Parku i Aventurave mbetet vetëm aventurë në letër
A po Çuditesh?
AMC Hall, 15 maj: Marcel Dettmann sjell një natë të madhe techno në Prishtinë
Për Vendin
Villarreal CF vjen në Kosovë: hapet kampi zyrtar për talentët e rinj
Për Sportin
Vajza 20-vjeçare fiton 3 milionë dollarë dëmshpërblim kundër Meta dhe Google
Për Botën!

Olivia Dean po shkëlqen në skenën muzikore britanike. Sipas listës së fundit Official Chart: First Look, këngëtarja e shpërblyer me Grammy është shumë pranë vendit të parë me hitin soulful “So Easy (To Fall In Love)”. Nëse singli mban kreun deri të premten, Dean do t’i bashkohet hitit të saj të tetorit, “Man I Need”, […]

Bebe Rexha ka hapur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj me publikimin e këngës “Dirty Blonde”, projekti i parë nga albumi vizual “I Like You Better Than Me”. Kënga është lansuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon nisjen e një serie prej 13 këngësh që do të publikohen gradualisht. Albumi vjen […]

Pas më shumë se 30 vitesh, Galeria e Arteve e Prishtinës (GAP) është rikthyer në jetën kulturore të kryeqytetit. Rihapja u shënua më 27 dhjetor 2025 me ekspozitën “Retrosintezë”, një përmbledhje e veprave të artistëve të njohur shqiptarë të Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës (AAVK). E themeluar në vitin 1979, […]

Ditët e Librit në Librarinë “Buzuku” kanë nisur më 5 shkurt dhe do të vazhdojnë deri më 15 shkurt, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për çdo adhurues të librave. Gjatë kësaj periudhe, Libraria Buzuku ofron 30% ulje në botimet më të njohura nga Pema, Skanderbeg Books, Buzuku dhe Artini. Lexuesit mund të zbulojnë tituj […]

Mbrëmja e 1 gushtit 2026 pritet të jetë elektrizuese në Ohër. Rita Ora, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop në botë, do të ngjitet në skenën e stadiumit “Biljanini Izvori” për një koncert që premton spektakël të paharrueshëm. Nën organizimin e Pragma Entertainment, ky event po cilësohet si një nga ngjarjet më […]

Punimet në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të zgjasin edhe më shumë sesa ishte paraparë fillimisht. Institucioni, i mbyllur që nga korriku i vitit 2022, pritet të qëndrojë jashtë funksionit së paku deri në qershor 2026, pas zgjatjes së kontratës së restaurimit nga Ministria e Kulturës. Projekti, i cili ka nisur në korrik 2024, ka […]

Numri i ri i revistës “Gjeni” sjell për lexuesit një botim të ri me përmbajtje të pasur enigmatike dhe kulturore, duke vazhduar traditën e saj të gjatë në kultivimin e mendimit logjik, gjuhësor dhe krijues. Në 52 faqe të përgatitura me përkushtim, lexuesi në botimin e ri do të gjejë një larmi sfidash: fjalëkryqe klasike […]

Sonte, më 5 shkurt 2026, Teatri i Gjilanit hap perdet për premierën e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”. Ora shënon 20:00, ndërsa publiku ftohet të hyjë në një rrëfim që lind nga paslufta dhe flet drejtpërdrejt me të tashmen. Me dramaturgji dhe regji të Zana Hoxhës, shfaqja vendoset në Kosovën e pasluftës. Përmes këngës, humorit të […]

Më 10 shkurt 2026, skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të hapë dyert për një ngjarje të veçantë kulturore – premierën e operës së parë kosovare, “Goca e Kaçanikut”. Ky vepër madhështore është kompozuar nga Rauf Dhomi, ndërsa regjia i takon mjeshtrit Nikolin Gurakuqi, duke sjellë një përvojë artistike të jashtëzakonshme për […]

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” do të shënojë 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me një program të pasur artistik, i cili do të sjellë në skenë vlerat e artit, traditës dhe krenarisë sonë kombëtare. Nga sot e deri më 9 shkurt 2026, zhvillohet programi edukativo–argëtues me nxënës, i realizuar në ambientet […]

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për programin e Galerisë Kombëtare të Kosovës për vitin 2026, i cili përfshin gjithsej 10 ekspozita me fokus në tema bashkëkohore si gjinia, klasa, migrimi dhe raporti me të kaluarën. Sipas njoftimit, programi synon të reflektojë mbi politikat shoqërore dhe kulturore që ndikojnë praktikat artistike sot, duke […]

Me mbajtjen e “Gala Mbrëmjes”, është përmbyllur edicioni i 35-të i manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2026”, ku u shpërblyen më të mirët në të gjitha shtyllat e këtij festivali. Manifestimi u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Fjalën e […]

Veshja tradicionale e Hasit, një nga më të vjetrat dhe më karakteristikat në trojet shqiptare, është në procesin për t’u regjistruar si pasuri kulturore në UNESCO. Studiuesit dhe mbështetësit e trashëgimisë kulturore nënvizojnë rëndësinë e ruajtjes së origjinalitetit të punimeve dhe mënyrës tradicionale të përdorimit të saj. Leme Tanaj, 71-vjeçare nga Gorozhupi i Hasit, tregon […]

Filmi i regjisorit kosovar Visar Morina, Shame and Money (Shaban dhe Hatixhe), ka bërë histori duke fituar Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, një nga festivalet më prestigjioze ndërkombëtare të filmit. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për kinematografinë kosovare, duke vënë në qendër talentin dhe vizionin artistik të vendit tonë. Kritika ndërkombëtare e […]

Edhe pak ditë na ndajnë nga premiera e shfaqjes teatrale “KABARE 1999”, me regji të Zana Hoxhës, një produksion që rikthen në skenë një nga periudhat më të ndjeshme të historisë sonë të afërt – vitet e para pas luftës në Kosovë. Duke u nisur nga fryma e kabareve klasike, shfaqja zhvendos narrativën nga Berlini […]

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka prezantuar veprën historike “The Life of Ali Pasha of Janina” (1822), që trajton jetën dhe veprimtarinë e një prej figurave më kontradiktore të shekullit XIX në Ballkan. Libri përshkruan ngritjen politike, mënyrën e qeverisjes dhe ndikimin e Ali Pashë Tepelenës në Janinë dhe Epir, duke u fokusuar gjithashtu […]

Filmi “Sinners”, i vitit 2025 me regji të Ryan Coogler, bëri histori duke marrë 16 nominime për çmimin Oscar, duke u bërë filmi me më shumë nominime në një vit në historinë e këtij çmimi. Kjo dramë horror është vlerësuar lart nga kritika dhe publiku, ndërsa disa mediume e quajnë atë filmin më të rëndësishëm […]

Sot, më 30 janar, në kuadër të ditëve përmbyllëse të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, në Gjilan do të mbahet festivali “Fest Flaka – Festivali i Këngës Shqipe”. Aktiviteti do të nisë nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Manifestimi “Flaka e Janarit”, i cili përfundon më 31 janar, […]

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar me qetësi pas publikimit ilegal të një kënge të saj të re, një situatë që zakonisht shkakton pakënaqësi te shumë artistë. Kënga titullohet “No Peeking” dhe është realizuar në bashkëpunim me DJ-në e njohur Gryffin, me të cilin Rita Ora ka bashkëpunuar edhe më parë. Ky […]

Dje, në përvjetorin e 90-të të lindjes së Ismail Kadaresë, një nga figurat më të mëdha të letërsisë shqiptare u përjetësua në bronz, përmes një statuje të vendosur në një hapësirë simbolike: kafenenë pranë Liqenit Artificial të Tiranës, ku shkrimtari konsumonte çdo ditë kafenë e mëngjesit. Kjo kafene, e njohur si “Juvenilja”, e rrethuar nga […]
Shqiptari Emanuele Muhaxhiri fiton konkursin italian “Pizza: Generazione Futuro”
Pak për Shqipet!