GEG.FM
Po lidhet…

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për programin e Galerisë Kombëtare të Kosovës për vitin 2026, i cili përfshin gjithsej 10 ekspozita me fokus në tema bashkëkohore si gjinia, klasa, migrimi dhe raporti me të kaluarën.
Sipas njoftimit, programi synon të reflektojë mbi politikat shoqërore dhe kulturore që ndikojnë praktikat artistike sot, duke theksuar rolin e institucionit në ndërtimin e narrativave kritike dhe përfshirëse. Viti 2026 shënon një kapitull të ri për Galerinë Kombëtare të Kosovës, si në zgjerimin e kapaciteteve fizike, ashtu edhe në përpjekjet për të sfiduar narrativat margjinalizuese dhe patriarkale që kanë përcjellë historinë e saj.
Programi i këtij viti karakterizohet nga një përfaqësim i theksuar i artisteve gra, me disa ekspozita personale që prezantohen për herë të parë në këtë institucion.
Në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës do të prezantohen: rihapja e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Kosovës, ekspozita retrospektive e Xhevdet Xhafës, ekspozita personale e Doruntina Kastratit, si dhe edicioni i 15-të i Ekspozitës Ndërkombëtare “Muslim Mulliqi”.
Ndërkaq, në GKK QAFA do të mbahen ekspozita personale të Bora Baboçit, Laureta Hajrullahut, Albe Hamitit, Anita Muçollit dhe Stephanie Rizajt, si dhe ekspozita grupore “Shtëpi”, Edicioni II.
Përveç ekspozitave, Galeria Kombëtare e Kosovës thotë se do të vazhdojë edhe programet e edukimit dhe hulumtimit, përmes punëtorive, ligjëratave, diskutimeve dhe programeve të ndërmjetësimit, me synim afrimin e publikut me artin bashkëkohor.
Redaksia Geg FM Radio2 shkurt 2026

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]